Sigal

Balerini i njohur, Kledi Kadiu rikthehet pas 27 vitesh në Shqipëri. Kadiu, balerini historik i shfaqjes “Amici” të Maria de Filipi në Mediaset, do të jetë anëtari më i ri i jurisë të “Dance with me” në Shqipëri, vendi i tij i lindjes.

“Balerini që gjjeti madhështinë falë “Amici” të Maria de Filipi dhe televizionit italian, do të kthehet në vendlindje për një rol kryesor në ekranin e vogël”, shkruan një media italiane.

Një rikthim në origjinë dhe me shumë emocione.

Jam i lumtur dhe i emocionuar. Në fund të fundit jam ndjerë gjithmonë një qytetar i botës. Kam lindur në Tiranë, por në Itali pata fatin e njohjes me njerëz që vërtet besuan te unë dhe te talenti im.

Shqipëria, Akademia Ndërkombëtare e kërcimit ku u diplomova në vitin 1992, ishte vendi ku unë u rrita profesionalisht, ku forcova karakterin tim.

Në këto 27 vite në Itali kam gjetur dashurinë e një familje, dhe mjaft formate të suksesit si Buona domenica. Ce posta per te, Amici dhe mjaft eksperienca të tjera të suksesit. Kam qenë një njeri me fat dhe në jetën time kam njohur gjithmonë njerëzit e duhur në momentin e duhur”, rrëfen edhe ai vetë në Adnkronos.