Vajza e dritave të kuqe
Ai
shkonte gjithmonë tek ajo
Vajza e dritave të kuqe
I tregonte sa e shenjtë ishte jeta e tij
I fliste për familjen, fëmijët
Ku nuk i mungonte asgjë
Atë ditë që ajo vendosi të ishte e fundit
E pyeti:
-Përse vjen më kërkon kur ti gjithçka ke?
Pastaj iku, u zhduk, se filloj ta donte,
Atë njeriun që nuk i mungonte asgjë,
Por do fillonte t’i mungonte ajo.
Mirëmëngjesi
Sot
seç paskam nevojë
fort po më dhemb
të përshëndes
të them mirëmëngjesi
shpirtin të lëshoj prej ankthit
Ta le të shkoj …
Ndaj nis e shkruaj
Dora po dridhet
Ndoshta … gaboj ?
Por seç kam aq shumë nevojë … oh
Të them veç mirëmëngjesi !
E dita të vazhdojë të bëj punën e vet
E le të shkoj në dreq …
Unë po të them
Mirëmëngjesi !