Petrit Vasili: Mbjellja e Kanabisit ka rifilluar në masë. Qeveria është bërë njësh me të

539
Sigal

Ka vetëm një realitet shqiptar që është; shteti i kapur, drejtësia e kapur, Prokuroria e kapur. Ju e keni ndjekur një konferencë shtypi nga LSI ku u demonstrua sesi disa të rinj, por dy prej tyre duke hipur në autobus rrëmbehen nga njerëz të paidentifikuar, futen në furgon, shahen në mënyrë të poshtër atje brenda, çohen në polici dhe pyeten, pse ishit në protestë? A do ikni sërish në protestë? Ndërsa këta maskarenjtë që dalin atje dhe bëjnë muhabet me kriminelët për të grabitur votat, ndër ta nuk ka asnjë të ndaluar. Po ju them që drejtësia është e kapur, sepse u kap që kur Prokurorja e Përgjithshme u zgjodh në shkelje të Kushtetutës me 69 vota. Pse kjo qeveri e shkeli Kushtetutën me të dyja këmbët? Që të kishte pandëshkueshmëri, sepse dosja 339 dhe 184 bubullon që nga Amerika. “Zëri i Amerikës”, RAI e ZDF-ja e thonë por ato kanë dy vjet të bllokuara. Në vend që të merret me krimin, në vend që të merret me kriminelët, në vend që të merret më trafikantët, në vend që të merret me rimbjelljet e mëdha të kanabisit, kanë rifilluar mbjelljet e mëdha të kanabisit. Në keni mundësi, merrni kamerat e shikoni në zonat e Shqipërisë. Shkoni në qarkun e Gjirokastrës, shkoni në qarqe të tjera. Pra në vend të merret me këtë, e di se çfarë bën kjo? Sot kanë miratuar me VKM krijimin e një kompanie me oficerë, me policë të shtetit që mund të ofrojë shërbime private të tjerëve. Pra shteti, policia ngre një kompani të vetën dhe thotë po të keni nevojë ju, do bëni ndonjë dasmë të madhe ju? U duhen 100 vetë bodyguardë dhe shoqërues, se kushedi çfarë ndodh, ja merrni se keni 100 policë të shtetit dhe do të na paguani paratë. Pra, këta bastardë që drejtojnë këtë vend, në vend që t’u ngrihen qimet e kokës për këtë vend, për të punuar 24 orë në 24, për të çliruar vendin nga krimi i organizuar e nga droga, këta ngrenë kompani private, e pa dëgjuar në historinë e Shqipërisë! Pse është e pa dëgjuar? Kur u ndërtuan policitë private, cila ishte arsyeja? Se disa funksione të caktuara, të cilat duhet të ofrohet nga privatët, të cilat kanë nevojë, u krijua kjo mundësi e madhe, ju e dini që prej kaq vitesh, ju vetë keni subjekte që përdorni policinë private, por që Policia e Shtetit të afrohet si një kompani sigurimesh private, ky është turp i mbaruar. Ky ishte hapi i fundit për ta dhënë, për ta vënë dhe Policinë e Shtetit me PPP dhe për t’i vënë përfundimisht një gur të madh zyrave të shtetit dhe për të deklaruar që këtu në këtë vend: “Shtet nuk ka.”