Suplementi Pena Shqiptare/ Klaudia Malaj: Si Piter Pan

703
Si Piter Pan, në tokën e askundit, kërkoj të gjej ëndrra të reja. 
Të përqafoj një Zile të vërtetë, pa harruar Tringëllimën e vogël. 
Të këpus një trëndafil shumëngjyrësh, që në realitet mungon. 
T’i tregoj botës, që ëndrrat arrihen kur nuk ndalon. 
Të puth një rreze dielli, të qetësohem mbi një yll të ri. 
Të dua të kaloj mal e dete pa më parë njeri. 
Mbase do mendojnë se jam i marrë, 
Mbase s’do më kuptojnë,
Mbase do më gjuajnë me këpucë, 
Mbase do më bërtasin siç bëjnë me lypsarin rrugës, 
kur ai i kërkon një lëmoshë. 
Si Piter Pan, që nuk njoh tortën e datëlindjes, 
Që nuk mendova kurrë një dëshirë para se t’i fryja qirinjtë. 
Që nuk njoha ç’janë dhuratat. 
Nuk mora dhe nuk bëra kurrë një të tillë. 
Jetova me përralla.
Jam në faqen e parë, të librit më të fundit. 
Dhe gjithmonë librat i humb, kur fluturoj pas ëndrrave. 
Por sërish i gjej në ëndrrat e mia. 
Kudo jam një personazh, por realitetin e ndryshoj si dua unë.
Sigal