75-VJETORI I BETEJËS SË STALINGRADIT

941
Albert Zholi

2 shkurt (1943-2018), 75-vjetori i Betejës së Stalingradit 
Në Luftën e Dytë Botërore, drejtpërdrejt dhe në forma të tjera, kanë qenë të inkuadruar 72 vende ose shtete të botës nga 78 prej tyre ishin krejt gjatë asaj kohe
Me kalimin e kohës në Stalingrad trupat gjermane po sfiliteshin nga luftimet e mundimshme, ndërkohë që nga ana tjetër e lumit Vollga partizanë dhe rekrutë të rinj mbërrinin për t’iu shtuar ushtrisë së kuqe
Stalini personalisht e kishte marrë në dorë komandimin e trupave ruse (sovjetike) duke apeluar dhe bërë ftesë në të të ashtuquajturin “patriotizmin rus”.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ishte i pranishëm në ceremonitëe zhvilluar në qytetin që dikur njihej si Stalingrad, ku shënohet 75-vjetori i njërës prej betejave më të përgjakshme në Luftën e Dytë Botërore. Ceremonitë në qytetin, i cili tashme e ka emrin, Volgograd, përfshijnë edhe një paradë me 75 tanke. Po ashtu, në ceremoninë që u zhvillua në qendër të qytetit, do të marrin pjesë edhe 1,500 ushtarë dhe 50 aeroplanë. Beteja pesëmuajshe për Stalingradin ishte shndërruar në simbol të rezistencës sovjetike para sulmeve shkatërruese naziste në periudhën 1942-43 dhe kjo betejë shënon pikë të kthimit në luftë. Konsiderohet se më tepër se 1 milion njerëz janë vrarë në këtë gjakderdhje në Stalingrad, derisa forcat sovjetike i ndalën dhe pastaj i goditën fuqishëm forcat okupuese naziste.

Beteja e famshme
Në Stalingrad humbën jetën rreth 200 000 ushtarë të forcave të boshtit dhe rreth 485 000 të vrarë nga ana e sovjetikëve. Mbas kësaj beteje, ushtria e kuqe avancoi pa u tërhequr deri në Berlin. Gjeneralët që morën në dorë drejtimin e ushtrisë sovjetike ishin Georgi Zhukov dhe Aleksandër Vasiljevski. Lider i Gjermanisë Adolf Hitler ia caktoi Frederik Paulusit detyrën për të mposhtur Stalingradin. Stalingradi (Vollgogradi i sotëm) ishte një qytet i madh i zhvilluar si në industri ashtu edhe në hekurudha. Rëndësia e tij më e madhe qëndronte në faktin se Stalingradi ishte një pikë strategjike për të depërtuar në vendet e pasura me minerale të Kaukazit. Në të tilla kushte sovjetikët i kishin të gjitha mundësitë për të lëshuar një kundër-ofensivë efektive në nëntor të vitit 1942, e cila u emërua Operacioni Urani. Gjerësia e territorit për t’u mbrojtur, detyroi gjermanët të mobilizonin trupat e Rumanisë, Italisë dhe disa aleatëve të tjerë të boshtit. Trupat e vendosura pranë lumit Don, duhej të mbronin furnizimet për trupat gjermane në Stalingrad. Ushtria e Kuqe, sulmoi garnizonet Italiane (të keq pajisura dhe të keq trajnuara) dhe të çdo fuqie tjetër armike duke i shpartalluar ata. Me rënien e ushtrive mbrojtëse nga anët, sovjetikët arritën të mbyllnin xhepin (rrethimin) e armatës Wehrmacht në Stalingrad. Armata e gjashtë e Wehrmacht dhe Njësia e Katërt e Panzerave ndodhej e rrethuar. Ndaj kërkesave të vazhdueshme të Frederik Paulusit për të bërë një përpjekje për të thyer xhepin e për t’u tërhequr, Hitleri iu përgjigj jo. Furnizimet u premtuan se do të vinin nga ajri por një gjë e tillë nuk u realizua dot. Sovjetikët kishin bllokuar rrugët dhe sulmonin avionët furnizues të Luftwaffe-s. Një përpjekje e re u bë për të dërguar ndihma për ushtrinë e mbetur në rrethim. Von Manstein do të formonte një batalion modest me ushtarë gjermanë, me qëllim për të shkuar në ndihmë ushtrisë që kishte ngecur në Stalingrad. Por ai do të afrohej vetëm 50 kilometra me ushtrinë e mbetur në brendësi të Stalingradit .Nga ana tjetër Josif Stalin caktoi dy gjeneralët e tij më të mirë Georgi Zhukovin dhe Aleksandër Vasiljevskin në mbrojtjen e qytetit. Strategjia e tyre konsistonte në krijimin e një xhepi (rrethimi) të trupave gjermane, brenda vetë qytetit. Qyteti u bombardua masivisht nga forcat ajrore gjermane. Por kaq larg mund të shkonin ata. Për më tepër njësia e tankeve gjermane qëndroi pasive në luftime pa pasur mundësi të avanconin më në brendësi të qytetit. Beteja ndoqi luftime guerile dhe ofensivat e kundër ofensivat ndoqën njëra tjetrën. Me kalimin e kohës në Stalingrad trupat gjermane po sfiliteshin nga luftimet e mundimshme, ndërkohë që nga ana tjetër e lumit Vollga partizanë dhe rekrutë të rinj mbërrinin për t’iu shtuar ushtrisë së kuqe. Një problem tjetër për trupat gjermane ishin edhe furnizimet e nevojshme që duheshin për luftimet, ndërsa forcat sovjetike jo vetëm që përdornin potencialin e tyre, por merrnin ndihmë edhe nga aleati i tyre ShBA. Trupat gjermane morën goditjen përfundimtare më 26 janar 1943 kur forcat sovjetike, ndanë forcat gjermane në dy grupe. Në fund të janarit të vitit 1943, Paulus heq dorë nga luftimet dhe më 2 shkurt trupat gjermane i dorëzohen ushtrisë së kuqe. 91 000 ushtarë gjermanë dhe 22 gjeneralë, do të binin në duart e sovjetikëve. Kjo do të ishte lufta më e madhe në të gjithë historinë, si në shpenzime, ashtu edhe në humbje njerëzore. Mendohet se Gjermanët humbën rreth 850 000 ushtarë (të vrarë dhe të dorëzuar – edhe pse mungon referenca ndaj shifra është e diskutueshme).
Kthim në histori
Siç dihet, më 27 shtator të vitit 1940 në Berlin, ishte firmosur (nënshkruar) “Pakti Trepalësh”në mes Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë (Lexo : Boshtin Romë – Berlin – Tokio) – për si thuhej “ndihmën dhe bashkëpunimin e ndërsjellë ose reciprok – në rregullimin e rendit të ri botëror – pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Në këtë kuadër, Udhëheqësi (Führeri) gjerman , Adolf Hitler, pas kontaktesh dhe bisedimesh të ndryshme me ish-ministrin e jashtëm sovjetik (Molotov) – kishte këmbëngulur dhe insistuar në kërkesën e tij për futjen nën kontroll të Ujdhesës strategjike të Krimesë si kompensim të mundshëm ndaj rusëve (sovjetikëve) – për daljen ose depërtimin e tyre në Jug – përmes rajonit të Azisë Qendrore etj. Mirëpo, edhe përkundër koncesioneve të lartpërmendura të palës gjermane, Molotovi, gjegjësisht, pala ruso-sovjetike, atëbotë kishin këmbëngulur në kërkesat e tyre infantile dhe pakthyeshme për futjen nën kontroll të Ballkanit dhe Ngushticës së njohur të Bosforit ose Dardaneleve (Turqi). Me çka pala gjermane, respektivisht, Adolf Hitleri dhe gjeneral-mareshalët e tij, nuk ishin pajtuar për asnjë çmim. 
Për këtë arsye, më 18 Dhjetor të vitit 1940, Hitleri kishte urdhëruar për hartimin e Planit të njohur “Barbarosa”- kundër Bashkimit Sovjetik që kishte filluar të zbatohej në vitin pasues – 1941. Ndonëse, termini i paraparë për ofensivën dhe sulmet e forcave gjermane kundër ish-Bashkimit Sovjetik (BRSS-së), ishin shtyrë për më vonë. Kjo për faktin se në radhë të parë atëbotë duhej konsoliduar dhe stabilizuar “fronti italian” në Tripolitani të cilin e kishte marrë përsipër ta bënte gjenerali i njohur Rommel në kuadër të “Korpusit Afrikan” që kishte depërtuar deri në Deltën e Nilit (Egjipt). Duke e përndjekur dhe rrezikuar edhe flotën britanike (angleze) që iu kishin shkuar për ndihmë forcave greke në ujdhesat e Egjeut. Ndonëse, pa i harruar këtu edhe ofensivat e njohura gjermane në Ballkan dhe rajone të tjera të Evropës Juglindore gjatë Luftës së Dytë Botërore. 
Sulmi i fuqishëm i Ushtrisë Gjermane 
Sulmi i fuqishëm i Ushtrisë Gjermane kundër Bashkimit Sovjetik, kishte ndodhur (I papritur dhe i pa paralajmëruar – më 22 qershor të vitit 1941. Në fillim, trupat gjermane në Rusi (BRSS-së) ishin pritur dhe përshëndetur me epitetin dhe ovacionet e “çlirimtarëve të shumëpritur nga sundimi dhe diktatura e egër e Stalinit” . Me çka dëshmon fakti i mbi 3 milionë rusëve të dorëzuar atëbotë – para trupave gjermane. Ndërkohë që për viset dhe rajonet e ndryshme të ish-BRSS-së, ishte ngritur dhe themeluar atëbotë edhe e ashtuquajtura “Ministria për Lindjen” -nën komandën (udhëheqjen) e Alfred Rosenbergut, e cila kishte për qëllim përhapjen e ideologjisë ekonomike gjermane, përkatësisht, të superioritetit të “Racës Ariane”. Erich Koch ishte emëruar Administrator i dhunshëm i Ukrainës. Përderisa njësitet e njohura “SS” (lexo: Schutz Sttafet) -nën Himmlerin, në bashkëpunim me Armatën Gjermane, kishin depërtuar vazhdimisht. Duke shënuar fitore dhe rezultate (progresione) të vazhdueshme në frontin e luftës. Përkatësisht, duke e promovuar Himmlerin atë botë si njeriun më të fuqishëm (pas Hitlerit) në Reichun e Trete Gjerman. Së këndejmi, Himmleri atëbotë ishte zotuar për realizimin dhe çuarjen në vend të idealeve, vizioneve ose “fantazive” të njohura te Adolf Hitlerit mbi zgjerimin e hapësirës jetësore ” lebens raum” si dhe mbi popullimin e Lindjes së Rusisë me fshatarë gjerman të cilët, gjithnjë sipas Hitlerit dhe Reichut III, do i edukonin dhe “de-asimilonin” pjesëtarët e etnitetit gjerman të Rajonit të Vollgës së bashku me Königsbergun ( Kalinigradin) ne Prusine Lindore etj. Duke i dëbuar dhe përndjekur që andej hordhitë ruse. Së këndejmi, në sulmet dhe ofensivat e sipërpërmendura të trupave gjermane në Rusi ( ish BRSS-së), e ashtuquajtura “Taktika e Befasishme” e Ushtrisë Gjermane, menjëherë i kishte dhënë frytet dhe rezultatet e saj. Aradhat ose Çetat Gjermane që po përparonin dhe sulmonin në kuadër të tre Armatave ose Grupimeve të mëdha ushtarake ose luftarake, disa herë i kishin rrethuar (ngushtuar) forcat e shumta të ushtrisë ruse. Duke i zënë robër mbi 3 milionë ushtar dhe komandant rus, si dhe duke ua konfiskuar tërësisht armatimin e rëndë ushtarak. Mirëpo, edhe përkundër humbjeve dhe disfatave të rënda kundër forcave (trupave) gjermane, ruso-sovjetikët kishin arritur të konsolidoheshin paksa në frontet tjera të luftës. Përkatësisht, në frontet “alternative” ose “sporadike” gjithandej Rusisë (BRSS-së). Ndërkaq, për shkak të kushteve të rënda atmosferike dhe klimaterike në Rusi, si dhe për shkak të molisjes dhe stërngarkesës së madhe të trupave të tyre, gjermanët ishin të vetëdijshëm se nuk do e arrinin cakun ose qëllimin e tyre luftarak (ushtarak)- para dimrit. Ndërkohë që fabrikat ose uzinat e ndryshme, ruset i kishin bartur dhe tërhequr në anën tjetër të Uralit nga frika e sulmeve dhe invazioneve të mundshme të trupave të fuqishme gjermane. Stalini personalisht e kishte marrë në dorë komandimin e trupave ruse (sovjetike) duke apeluar dhe bërë ftesë në të të ashtuquajturin “patriotizmin rus”. Përderisa në udhëheqjen dhe komandën gjermane, asokohe kishte ardhur gjerë te kriza dhe një përçarje e ndjeshme për sa i përkiste “qëllimeve strategjike” të Adolf Hitlerit në BRSS etj. Në këtë kuadër, ishin ndërruar (larguar) edhe gjeneralët Runstedt, Bock, Leeb etj. Duke u zëvendësuar me gjeneralë ose komandantë të rinj gjermanë. Përderisa Hitleri e kishte marrë nën kontrollin e tij këmbësorinë e ushtrisë gjermane më 19 dhjetor 1941 me qëllim që Shtabi i përgjithshëm dhe ‘Komanda Supreme’ të zbatonin dhe realizonin deri në detaje – dëshirën dhe kërkesat e tij. Në frontin lindor ndërkaq, pas sukseseve dhe fitoreve të shumta fillestare si dhe “qetësisë së rrejshme” (taktike) në dimrin e viteve 1941/42, sovjetikët kishin arritur që në një masë të konsiderueshme t’i zmbrapsnin dhe parandalonin sulmet dhe ofensivat e Armatës ose Divizioneve të fuqishme gjermane pranë Moskës. Gjatë vitit 1942 ishte sulmuar Stalingradi së bashku me rajonin e pasur me naftë, vajguri dhe pasuri të tjera nëntokësore të Kaukazit. Duke shënuar në këtë mënyrë kulminacionin e luftës dhe ofensivës së trupave gjermane kundër ish-Bashkimit Sovjetik. Respektivisht, njërën ndër luftërat ose betejat më të gjata dhe më të përgjakshme, jo vetëm gjatë Luftës së Dytë Botërore, por, në historinë e luftërave dhe konflikteve të ndryshme ushtarake në përgjithësi. Lufta ose Beteja e njohur e Stalingradit kishte përfunduar më 1943 kur e ashtuquajtura “armata e kuqe” ruso-sovjetike, pas fitores ushtarake kundër “armatës së gjashtë gjermane” të Gjeneral-Mareshal-von Paulus-it (Ndonëse, të mbështetur dhe ndihmuar në forma të ndryshme teknike, logjistike, konspirative dhe te tjera nga amerikanët, britanikët, francezet dhe forcat tjera të “koalicionit të madh antihitlerian”) ia kishin dalë të çlironin Stalingradin e shkatërruar tërësisht nga lufta. Duke i zënë robër një numër të madh ushtarësh dhe oficerësh të “Wermachtit” gjerman. Së këndejmi, në luftën e lartpërmendur të Stalingradit, atëbotë do të bëhen të famshme të ashtuquajturat “katjushat ruse” dhe Tankset -T-34 . Sidomos në “betejën e tankeve” të Kurskit gjatë vitit 1943 etj.

Ndonëse, pa mbështetjen dhe ndihmën e forcave të “koalicionit të madh-antihitlerian”, rusët (sovjetikët) nuk do ia dilnin kurrë mbanë kundër ushtrisë së fuqishme gjermane. U cek edhe më lart përkrahja ose mbështetja e fuqishme e forcave amerikane dhe atyre britanike në favor te trupave ruso-sovjetike gjatë Luftës së Dytë Botërore në përgjithësi, përkatësisht, gjatë luftës (betejës) së madhe të Stalingradit në veçanti. Dhe kjo për faktin se lufta ose beteja e Stalingradit, për vlerësimet e përgjithshme të ekspertëve dhe analistëve të shumtë ushtarakë, kishte qenë njëra ndër betejat më vendimtare dhe kyçe për fatin dhe zhvillimet e mëtutjeshme të Luftës së Dytë Botërore. Për më tepër ndërkaq, menjëherë pas fillimit të sulmit gjerman në BRSS-së (Rusi), kryeministri i atëhershëm britanik, Winston Churchill, i kishte ofruar Stalinit bashkëpunim dhe një aleancë të përgjithshme ushtarake dhe politike. Kjo pavarësisht qëndrimeve dhe pikëpamjeve të kundërta ideologjike dhe politike të këtyre të fundit. Shih për këtë gjatë vitit 1941 në Moskë do të nënshkruhet “Traktati ” i përbashkët britaniko-sovjetik sipas të të cilit, të dyja fuqitë ushtarake (Britania e Madhe dhe ish- BRSS-së) atëbotë ishin të obliguara që te përfundonin Luftën e Dytë Botërore vetëm në bazë të marrëveshjes dhe analizave të përbashkëta politike dhe ushtarake. Britanikët dhe më vonë Amerikanët që ndërkohë u kishin dërguar ndihma të shumta teknike dhe ushtarake trupave ruso- sovjetike në luftë kundër trupave gjermane.

“Koalicioni antihitlerian” 
Ndërkohë që për shkak të zhvillimeve të përgjithshme dramatike dhe eskalative, përkatësisht, me qëllim të mbështetjes së përbashkët amerikano-britanike si dhe forcave të tjera të “koalicionit antihitlerian” ndaj trupave sovjetike (të Stalinit) në luftë kundër ushtrisë së fuqishme gjermane: Në Anijen e njohur Luftarake “Prince of Wales” më 14 gusht të vitit 1941 (në Atlantikun e Veriut) ishin takuar atëbotë kryeministri britanik, Çurçill me presidentin amerikan, Rusvelt. Duke e firmosur në kuafër “Deklaratën e njohur të Atlantikut” të vitit 1941. Ndërkaq edhe inkuadrimi i SHBA-së në Luftën e Dytë Botërore, për vlerësimet e përgjithshme, kishte qenë i një peshe dhe rëndësie të veçantë morale dhe ushtarake-historike. Duke e sjellë në këtë kuadër edhe fitoren e forcave të “koalicionit të madh-antihitlerian” në Luftën e Dytë Botërore. 
Pasojat e Luftës Së Dytë Botërore dhe shkatërrimi i “Koalicionit të madh – antihitlerian” :
Siç dihet, Lufta e Dytë Botërore ishte konflikti më i madh ushtarak në historinë e përgjithshme të njerëzimit. Në Luftën e Dytë Botërore, drejtpërdrejt dhe në forma të tjera, kanë qenë të inkuadruar 72 vende ose shtete të botës nga 78 prej tyre ishin krejt gjatë asaj kohe. Mbase, dy herë më shumë se sa në Luftën e Parë Botërore. Nën armë, pra, të armatosur ose mobilizuar ushtarakisht, asokohe kanë qenë më se 110 milionë njerëz në të gjithë botën. Pa i përmendur këtu “luftëtarët e shumtë të rezistencës” anekënd rruzullit tokësor gjatë asaj kohe. Dëmet dhe shkatërrimet e përgjithshme materiale dhe infrastrukturore të Luftës së Dytë Botërore, ishin më tepër se 935 miliardë dollarë amerikan. Humbjet dhe viktimat njerëzore gjithashtu. Gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore (1940-1945) e kishin gjetur vdekjen më tepër se 55 milionë njerëz. Ajo gjithashtu i kishte lënë pas vetes edhe 30 milionë invalidë dhe shumë e shumë të tjerë të traumatizuar. Pësimet dhe shkatërrimet më të mëdha dhe më të fuqishme, i kishin pësuar dhe përjetuar popujt dhe vendet e ndryshme të kontinentit të vjetër (Evropës). Në kuadër të forcave të “koalicionit të madh -antihitlerian” ishin vënë shtetet (fuqitë) më të mëdha kapitaliste . Respektivisht, SHBA-së, Britania e Madhe dhe Franca si dhe shteti i parë komuno-socialist (ose komunopansllavist) siç ishte ish BRSS-së. Mirëpo, edhe përkundër kësaj, pasojat, ngarkesat, hipotekat, aversionet, antagonizmat, divergjencat dhe diskrepancat e shumta politike, ushtarake, konceptuare, ideologjike, strategjike, konjukturale etj. Kishin bërë që rezultatet e përgjithshme të Luftës së Dytë Botërore, të mos ndaheshin ose pjesëtoheshin në mënyrë të barabartë në mes vendeve (fuqive) kryesore – pjesëmarrëse në Luftën e Dytë Botërore. Në anën tjetër ndërkaq, para përfundimit të Luftës së Dyte Botërore, kur Ushtria Gjermane (nën Adolf Hitlerin) i numëronte diku më tepër se 7,5 milionë ushtar, BRSS-së atëbotë (sipas vlerësimeve dhe statistikave të atëhershme) i kishte të inkuadruar nëpër frontet e ndryshme të luftës afro 10 milionë ushtar. Ndërkaq, Ushtria Amerikane i kishte 3 milionë trupa, Britania e Madhe 900 mijë ose 1 milion ushtarë, Franca 40 mijë dhe kështu me radhë. Meqë raportet dhe marrëdhëniet e përgjithshme në mes vendeve anëtare të “koalicioni të madh” nuk kishin qenë të rregulluara dhe sendërtuara në atë mënyrë sa për të qenë prezent dhe relevante edhe pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore: Çdo palë atëbotë sikur ose bazohej nisej nga interesat e veta politike dhe gjeostrategjike. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, në një masë të madhe e kishin humbur peshën dhe ndikimin e tyre në politikën dhe diplomacinë botërore. Përderisa Shtetet e Bashkuara dhe Administrata e presidentit Rusvelt ishin të interesuar për të vendosur “ura” të ndryshme kooperimi dhe bashkëpunimi të përgjithshëm me Bashkimin Sovjetik. Por pa sukses. Por, krejt e kundërta. Mbase; “logjika” dhe “filozofia” e njohur sllavo-bizantine e politikanëve dhe diplomatëve të njohur komuno-pansllavist. I trimëruar dhe stimuluar nga e kaluara, Stalini në mënyrë hegjemoniste dhe ekspansioniste i kishte zgjeruar akoma më shumë hapësirat dhe territoret e dikurshme të Rusisë Cariste! Në ndërkohë si tampon” ape një “mur të madh” në mes të Lindjes dhe Perëndimit , Stalini e kishte ngritur dhe themeluar “Traktatin e Varshavës” së bashku me ” murin e Berlinit” si dhe një sërë mekanizmash dhe instrumentesh tjera si “Kominterni”, “Informbyro” etj. Të cilat atëbotë kontrolloheshin nga “dora e hekurt” e Kremlinit zyrtar. Duke e futur kështu botën dhe planetin tonë në periudhën e rrezikshme të “luftës së ftohët”.Gjegjësisht, në periudhën e frikshme dhe tepër dramatike të ish “botës së ndarë” bipolare ose bllokiste” etj. Për të vazhduar kështu me etapat ose periudhat e mëvonshme te Hrushçovit, Brezhnjevit, Andropovit, Cernjenkos… Deri me ardhjen në krye të shtetit dhe të partisë sovjetike të liderit të fundit ruso-sovjetik, Mihajl Gorbaçov, i cili me “Peresrtojkëen” dhe “Gllasnostin” e tij famoz në vitet 1985-1989, do shënonte fillimin e fundit të ish “perandorisë” së tmerrshme ruso-sovjetike (BRSS-së) dhe përfundimin e ish “luftës së Ftohtë”. Duke shënuar në këtë mënyrë, edhe Rënien spektakolare të ish Murit famëkeq të Berlinit dhe Ribashkimin historik të Gjermanisë. Dhe, krejt në fund duhet cekur se në shenjë hakmarrjeje të egër dhe tepër primitive ndaj tyre, nga ana e aparatit ushtarako-policor te Kremlinit, ishin bërë përndjekjet, torturat dhe keqtrajtimet masive kundër popullsisë gjermane në rajonin e Vollgës, Königsbergut (Kaliningradit) dhe gjithandej! E njëjta gjë do ndodhur me gjermanët e Sudetëve (Çekosllovaki), Shlezi (Poloni), me gjermanët e rajonit të njohur të Transilvanisë në Rumani, me ata të Vojvodinës (në ish Jugosllavi) dhe kështu me radhe.
Sigal