Suplementi Pena Shqiptare/ Mimoza Çobo: Mos hidh rrënjë në kurbet!

672
Sigal

Ka nisur të fryjë juga e nxehtë,
fija e barit digjet në zheg,
afshi përvëlon gonxhet nëpër degë,
krojet shterën,se ti s’po vjen.

 

Zhegitem nën shegën, ku më le,
gjembi i degëve më rrëqeth,
kapërcyellin e gjinjve çjerrë me teh,
Juga çmendet kur më sheh.

 

I dashur, mos hidh rrënjë në kurbet,
ushqimin shpirtëror tek unë e gjen,
kosherja e gjirit, nektar për ty rrjedh,
dëgjoje si gurgullon, krua i qetë!

 

Kthehu se po digjet shega, ku më le,
juga e nxehtë, kujtimet po m’i vret:
pres të çelë lulet shega, dikur më the:
-Kur të lidhi kokrra, me frymë do t’i pjek.