Suplementi Pena Shqiptare/ Poezi nga Zaho Vasili

498
Sigal

RROFTË SEBEPI…

Po punonim në lulishte

Dielli mbi supet tona,

Ishte veshur vajzërishte

E pushtuan milingonat.

 

Hynë te mishi porsi lumë

Mbrinë  te sythet rëndë-rëndë,

Ja pickuan aq shumë

Sa lagjen ngriti në këmbë…

 

Shpërtheva fortë i gëzuar

Me xixa inati akoma,

Për çka më kishte munguar

U hakmorën milingonat…

 

Fustan e këmishë i shkundi

Të gjithë shtatin ia zbulova,

Mua kot s’më vajti mundi

Çfarë m’u desh, e përfitova…

 

Dhe në mbrëmje prapë shpërtheu

Dy nga dy shkallët i ngjiti,

Kish a s’kishte miza dheu

Përfitova për së dyti…

 

Për së treti bëra provë

Milingonat do mungonin,

I ra bërrylit, si i thonë?

Hip këtu shiko Stambollin…!

 

NË DY KOHË…

 

Eh dikur, një nënë kish zbritur nga fshati

Ca rrodhe i kishin hyrë vjedhurazi në flokë,

Kish dasmën e të birit, i dridhej shtati

Para furrës së bukës i fshihte ca lot…

 

Ato s’iu bindën dhe vërshuan në fytyrë

Duart me kallo e grisën në mish,

Vështronte rrotull dhe nuk ndjehej mirë

E urdhëroi zëri i brendshëm: Tani të hysh!

 

Doli pa bukë gruri, dridhej si kërcell gruri

Kujdesej për të, mbi bukë sytë i mbetën,

Përballë saj i kishin vënë murin

Ajo do të martonte djalin e vetëm…

 

Pas vitesh në qytet një vajzë qyteti

E veshur me zhele, si mos o Zot,

Ngurtësuar te banaku, e ngrirë mbeti

Nuk kishte lek, ç’qe një rrëke me lot?…

 

Pika e lotit sa një predhëz mund të shkrepi

Çfarë po ndodh me ne, moj e mira botë?

Rreth e rrotull të mbyste komoditeti

S’kish të hante, kur kish e hante me lot…