* Vendi më ideal për të menderosur ëe gjitha idealet, është pikërisht ky vend.
* Më mirë të njoh një njeri të duhur në kohën e gabuar, se një njeri të gabuar në kohen e duhur.
* Atyre që besojnë se thinjat e rënia e flokëve është tregues mençurie,vetëm mençuria nuk do ti afrohet asnjëherë.
* Ata që ëndërruan lirinë me siguri do të ndjehen të lumtur se, një ditë, do jenë krushq me pakistanezët, apo gjysh të mbesave nga Somalia.
* Zhgënjimi që i pushton të moshuarit, se dhe në fund të jetës nuk e kuptuan këtë botë jallane, ka të bëjë me faktin se njerëzimi ndërkohë ka shpikur ligësi e çmenduri të reja.
* Ne kemi mazhorancë, minorancë dhe injorancë.Por kjo e fundit gëzon shumicën.
* Moralisht ju flasin për virtytet e talentin tuaj, ndërsa analizat dhe pesha dalin nga kuleta juaj.
* Ti i suprizon edhe me atë që nuk të kërkojnë, ndërsa ata nuk të respektojnë edhe për atë që i lutesh.
* Gjyshja e gjore e porositi nusen që fëmijën të mos e puthte pas qafe, se kur të rritej do bëhej hajdut. Ajo nuk e dëgjojë këshillën e saj, dhe ai u bë…politikan.
* Në fillim e thërriste me përkedheli, Zhuljeta ime. Më vonë kur u bë nënë, shkurt Jeta.E pas pesë vitesh….o Zhul.
* Sa vite na duhen për tu bindur ndaj idiotësisë tonë, aq kilogram vite kemi qënë të trashë.
* Talenti që prodhon vetëm famë por jo para, duket të ketë njerën nga këto dy defekte: ose cilësinë e tij, ose të adhuruesve.
* Duhet kohë, energji dhe kulturë të madhe për të gënjyer.Ndërsa për të zhgënjyer vetëm pak caste.
* Sapo dikush më flet për këtë apo atë parti politike, largohem me mirësjellje dhe urimin; të rroni vetë.
* Hairi i të vërtetës është dënuar përjetësisht me mjerim.Sepse pasurinë e ka hipotekuar gënjeshtra.
* Zakonisht ata që kanë zemër nuk kane gjë në dorë.Dhe ata që kanë gjë në dorë, nuk kanë zemër.
* Ajo besonte se budallallaku i të shoqit ishte mbaresi.Prandaj për ta ruajtur nga syri keq, i kishte dhënë me vete pak nishader, dhe një kokër hudher.
* Meqe paratë dhe mëkatet nuk tregohen, atëhere duhet të jenë njësoj.
* Dikush mban në dorë një unazë të frorinjtë nga gruaja e tij llamarine, ndërsa dikush një unazë bronxi nga gruaja e tij e florinjtë.
* Ai qe i jep lamtumirën kësaj bote, u thotë pa folur të tjerëve, mirëardhshi!
* Ai është burrë i urtë, i matur dhe flet shumë rrallë.Por dhe ateheëe kur flet, thotë budallallëqe.
* Sikur nga gjiri i femrës të rridhte raki ne vend të qumështit, shume burra do të kalonin kohën në prehrin e grave.



















