Suplementi Pena Shqiptare/ Zija Çela: Banka që jep pa kredi

209
Sigal

 

Një pasdite më erdhi në messenger ky tekst: “Dua të them se në romanin “Lavjerrësi i Qytetit” është pikturuar Shqipëria në një pëlhurë me të gjitha ngjyrat nga një pendë që di të krijojë personazhe origjinale, të cilët me lojën e tyre na zbërthejnë një realitet që mjerisht është i hidhur. Orwelli shqiptar Filan Filani me “Lavjerrësin e Qytetit” i jep vulën kohës, duke e ngritur letërsinë shqiptare në nivelin e letërsive evropiane dhe botërore.” “Heu”, murmurita nën zë, “kush është ky lexues entuziast që, pa e merituar, më paska ngritur vrullshëm deri në qiellin e shtatë?!” Por, më parë, cili është miku që ma dërgon në messenger dhe pse ma dërgon, përderisa teksti nuk mban firmën e tij, por te dikujt tjeter? Njoftimi më vjen nga Agron Shele. Se pse ma dërgon, përgjigjja është e qartë, i nxitur nga mirësia, pasi ne as që e njohim nga afër njëri-tjetrin. Agron Shele nuk ka dashur ta mbajë kënaqësinë vetëm për vete, por ta ndajë me autorin e romanit. Prandaj, pak minuta më pas, më dërgon edhe tekstin e plotë të këtij linku. Shoh se autor i recensionit është Safet Hyseni, gjithashtu pa u njohur asnjëherë nga afer. Me gjasë, Safet Hyseni ka përjetuar atë gjendjen e veçantë te mbasleximit, që e përjeton here-here çdo lexues i ndjeshem. I ka pëlqyer libri, ka dashur t’i shprehë një mirënjohje shkrimtarit dhe pastaj ka menduar: E përse të mos ua bëj me dije mirënjohjen time edhe të tjerëve?! Dhe s’e ka lënë t’i ikë çasti, as t’i ftohet gjendja e brendshme. Është ulur menjëherë për t’i shprehur mbresat me shkrim. Po si fillon reçensioni i tij? Keshtu fillon: “Buzë Misisipit lexoj faqet e fundit të romanit “Lavjerrësi i Qytetit” te Filan Filanit. Janë ndodhitë e fundit dhe unë nuk arrita të mbaja shënime, kjo nuk është në natyrën time, por ndodhi. Pyes veten si ndodhi? Thjesht, më rrëmbeu dhe më mbarti shumë shpejt nga faqja në faqe dhe ja fundi. Nuk di çka kërkoja, por qetësi nuk gjeta, personazhet dhe ngjarja më futën ethet. Jeta ne shqiptarëve na mbarti gjithkah dhe mjerisht është libri i parë që lexoj nga mjeshtri… Dhe kjo është meritë e zonjushës Liza Brozi, që me postë më dërgoi dy romanet e fundit të shkrimtarit. Unë nuk jam kritik letrar, por dua të them përshtypjet e mia…” Stop këtu, sepse i doli emri një mikeje tjetër. E pra, vetvetiu më duhet të bëj një theksim. A do ta lexonte “Lavjerrësin” Safet Hyseni, nëse Liza Brozi do ta mbante kënaqësinë si lexuese vetëm për vete, pa e ndare me një mik që jeton në një kontinent aq të largët?! Por a do ta njihnin te tjeret opinionin e Safet Hysenit, nese nuk do ta shperndante recensionin e tij?! Dale, prape ka ma, a do ta lexoja une kete recension, nese Agron Sheles nuk do t’i ndizej deshira per t’ia percjelle gezimin e tij edhe shkrimtarit?! E di se përgjigjen tashmë e japin vete lexuesit e këtij statusi. E pra e tillë është mirësia, i tillë reaksioni zinxhir që shumefishon qarkullimi i i saj. Ajo mund te mbahet edhe e kycur ne zemer, por ne raste te tilla peson fatin e molles ne arken e mbyllur.  Nuk ka Banke potencialisht ma te madhe dhe ma te hapur, sesa Zemra e njeriut. As energji ma te fuqishme, sesa miresia qe kalon nga zemra ne zemer, ne formen e donacionit te kulluar shpirteror. Kjo Banke dhuron, por nuk trajton askend si borxhli, sepse as kerkon koleteral qe pastaj mund te ta marre permbarimi, as nuk ngarkon njeri me kestet e kredise.