Suplementi Pena Shqiptare/ Klodeta Dibra: A duhet, gjithnjë, ta shohim gotën vetëm gjysmë të zbrazur?

667
Sigal

Ka një tjetër qasje shumë interesante në lidhje me dilemën: A duhet të themi; gotë gjysmë e zbrazët apo gjysmë e mbushur apo, ndoshta, mund të shtrojmë një pyetje tjetër?

Lexoni në vijim një histori ndryshe, shqipëruar prej meje.

Mbi jetën

Një ditë, një profesor, po mbante leksion në universitet. Studentët ishin të gjithë të përqendruar tek çka ai kumtonte dhe, kur profesori mori një gotë dhe e mbushi përgjysmë me ujë, të gjithë prisnin që ai t’u bënte pyetjen klasike: “Gjysmë e mbushur apo gjysmë e zbrazët?”. Por, ndërkaq, profesori mori gotën dhe pyeti: “Sa peshon?”. Një student iu gjegj: “300-400 gr.”
Profesori e vështroi me ngulm në sy dhe iu përgjigj: “Varet nga koha që e mbaj në dorë, nëse e mbaj për disa sekonda nuk është ndonjë problem…nëse e mbaj për disa orë krahu do të më mpihet dhe do të ndjej dhimbje, nëse e mbaj për një ditë të plotë krahu do të më paralizohet …por pesha e gotës mbetet po e njëjta”.


Kjo lloj qasjeje i çarmatosi krejt studentët që tanimë vareshin nga çka do të thoshte në vazhdim profesori, i cili me siguri të plotë vijoi:

“Të gjitha andrallat, dyshimet, qaravitjet dhe mendimet negative që ushqeni në jetë kanë disa pasoja… nëse i ushqeni për pak kohë nuk është ndonjë problem, por nëse i ushqeni për shumë kohë do t’ju paralizojnë të gjithin dhe do t’ju bllokojnë, kujtoni se here-herë gotën duhet ta mbështetni diku.