Grabitja në Rinas/ Reagon Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia

453
Sigal

Pas grabitjes spektakolare në aeroportin e Rinasit dhe pas lajmesh të shumta të publikuara në media, kanë reaguar më në fund Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia e Shtetit.

Në reagimin e saj, organi i akuzës përgënjeshtron lajmet e publikuara sot në media, ndërsa shton se si prokuroria ashtu edhe policia janë të angazhuara në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Reagim i Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Policisë së Shtetit

Lidhur me disa publikime në media ditën e sotme, për hetimet mbi grabitjen e datës 9 prill 2019 në Rinas, grupi i posaçëm hetimor deklaron se këto lajme janë të pavërteta dhe të pasakta.

Duke përfituar nga ky komunikim me mediat dhe publikun, gatantojmë qytetarët se Policia e Shtetit, Prokuroria dhe agjenci të tjera ligj zbatuese mbeten shumë të angazhuara për zbardhjen sa më të shpejtë të rrethanave të grabitjes, zbulimit të autorëve dhe përballjen e tyre me drejtësinë.

Çdo qytetar që ka informacion që beson se ndihmon hetimin, mund të telefonojë falas në numrin 112, duke ju garantuar anonimatin.