Suplementi Pena Shqiptare/ Kastriot Caka: E shoh botën në sy

97
Sigal

 

Nuk ka më iluzione,

e shoh botën në sy.

Me elita aristrokratike,

si një shartesë artificiale pa jetë,

pa të ardhme,

një vegim për dashurine e humbur,

psherëtima, gravura të ëndrrave rinore,

prognozë e një të ardhme pa të ardhme.

“Një Apologji e Vërtetë e Sokratit”,

me dallgë zëmërimi.

Karaktere hipokritësh dhe demagogë të marrë,

Në fushata elektorale,

për humanizëm tërë bujë,

nga aventurjerë dhe grabitqarë të mëdhenj,

teksa në fund harxhet dhe faturat i paguajnë të varfrit;

grabitqarët fshihen mbrapa tenderave dhe gjërave të mëdha.

Qeveritë kthehen në kuklla, oligarkët lozin me para.

Nuk ka më besnik për këtë vënd, as virtyte,

por sundimtarë me pasione, të egër dhe demagogë,

që shqyejnë një pasuri të madhe  kombëtare.

Ata shkelin mbi bukuritë tona,

mbi natyrën, mbi kaltërsinë e qiellit dhe të detit.

 

Pasioni

I dua kaq shumë pyjet, gjithë ato gjethnaja:

Degë dhe rrënjë të bashkuara,

vetminë dhe honet në humnera,

klithmat e kafshëve të tërbuara,

aromat dehëse, lotët nëpër pemë,

tek shelgu dhe palma, aty ku u rrita,

tek shkrova emrin në lëvozhga,

aty është jeta dhe vdekja ime.

 

Çast

Gra të bukura,

ndonjëherë dhe të pafre.

Teksa shijojnë errësirën nëpër xhama,

brënda makinave me xhama të zinj,

ndonjëherë të shpërfillura,

por s’ka gjë, janë qënie njerzore,

që duhen dashuruar,

tek sythi hap, mbin një frut i ri.

Ndaj jeta tejet gjallon,

buzët puthiten fort,

bëjnë mirë: nuk duan t’ja dinë!

 

Trishtohem

Trishtohem, tek shoh njerëzit që vdesin

nga pluhri dhe tymi i zi.

Tek shoh zogjtë të shastisur,

lulet e bukura pa aromë,

një jetë pa stinë!

 

Shqipëri

Shqipëri!

Të dua, të adhuroj;

Zjarr i madh në oxhakun e kuq,

forcë shkëndijash,

det i trazuar,

qiell i pafund!

 

Dikur

Në kasollen e kalbur,

fshehur mes zambakësh të bardhë,

ku erërat e dimrit fërshëllenin furishëm;

sot dërrasat e përhimta zbardhin e lotojnë.

Gëmushat ngjiten lart në male,

nëpër degë ngrenë foletë.

Tek pylli ku ne bënim dashuri tek bredhi,

si një disk dielli ndriste!

Ndërsa era e lehtë nëpër degë,

si shushuritja e valëve bridhte.

 

Ata

(Për fëmijët me aftësi të kufizuar)

Ata janë të veçantë

me një botë të fshehur…

Në skutat e pamundësisë,

sytë dhe shpirtin e kanë të bukur,

si yjet që shfaqen e humbasin  përditë.

Zëmrën nuk ua sheh njeri!

Nuk flasin dot

edhe pse botën e shohin si ti.

 

Sikur t’u jepje pak botë,

hapsirave të shpirtit të ngurtë,

ëndrrës së mbyllur dhe tërë frikë,

fjalës së mbledhur në grusht.

Diellit të fshehur diku,

syve të përlotur pafund.

Ndaj pak mund nga të gjithë,

që botën ta shohim bashkë, si ti edhe unë!

Të ngrohemi nën një diell

edhe pse jeta është furtunë.

 

Stinë

Ah, rinia ime!

Jeta mblidhet kaq ngushtë,

e shkon drejt pleqërisë si një ëndërr,

që përzihen e sotmja dhe e djeshmja sërish.

Qepallë e çelur e vjeshtës rri zgjuar,

ku ndrin hiri i ditës që mbaron,

rri zgjuar që agimi të mos zhduket,

se e ardhmja ndrin e bardhë si kurorë.