Ato që ka, nuk i mjaftojnë!
Kërkon të tjera, por nuk di çfarë?
Të gjithë të zgjuar, të gjithë gabojmë,
po nuk vemë mënd dreqi ta marr !
Thua na merr dikush për dore;
na i mbyll sytë, mos shohim më.
Siç dridhen akrepat e çdo ore
dhe ne ashtu … Edhe asgjë!
Një rreth është jeta, thirrini mëndjes
e na takon një rrotullim.
I’a ndal dot ritmin orës tënde?
Çdo gjë e nisur ka përfundim!
Harrojmë të duam, mani të ndajmë;
të ndajmë ato që s’ na përkasin .
Kur s’na pëlqen dikush e shajmë,
po na ngacmoi dikush, e vrasim!
Ne dimë të vjedhim e të vëmë ligje.
Kjo botë ka ligje për çdo kokë…
Disa kanë “hartën” edhe gjejnë shtigje,
disa i merr plumbi përtokë!
Ato që kemi nuk na mjaftojnë!
Kërkojmë më shumë por s ‘dimë ç’duam?
Gabojmë rëndë e prap s ‘kuptojmë
që nuk kanë vlerë po s’i shijuam!