Suplementi Pena Shqiptare/ Ismail Xhaferri: Do të iki lart në male

83
Sigal

Do të iki lart në male,
nën një bredh a nën një lis,
të më dehë era e luleve,
dhe jo era e rakisë.

Do të ngjitem m’u në krye,
të shoh zogjtë kur çajnë reve,
larg nga shpifjet, nga intrigat,
larg nga tymi i kafeneve.

Do të rri në malet tona,
larg nga djajtë, që bëjnë shenjtorët,
larg nga gjithë analfabetët,
larg nga “profesorë doktorët »

Larg do shkoj të rri i vetëm,
ku rrjedh uji nëpër male,
pa fytyra hipokrite,
pa “Big Brother” dhe pa lajme.

Larg nga zhurma e partive,
atje në malet e larta,
të dëgjoj zërat e zogjve,
larg nga fytyrat me maska.

Do të iki lart në male,
nën një predh a nën një lis,
të më deh era e luleve,
dhe jo era e rakisë.