Ismail Kadare: Gjakmarrja shqiptare në librin “Eskili  ky humbës i madh ”

422
Sigal

Krijimtaria monumentale nderon kombin shqiptar

 

 

Orestia është e vetmja  vepër antike dhe e rradhë në krejt letërsinë botërore, ku motivi i gjakut dhe i gjyqësisë mbi të shtjellohet në atë kolizion si në kodin zakonor të shqiptarëve. Në sfond të skenës pallati i Atridës. Përpara nesh është pallati me tri porta, në çdo njerën prej të cilëve do të zhvillojen ngjarje nga më tragjike që mund të përfytyrojë mendja njerëzore. Nëpër njërën portë do të hyjë duke shkelur mbi qilimin e purpurt mbreti Agamemnon, për të mos dalë më kurrë prej andej. Në të njëjtën ose në tjetrën portë do të dalë mbretëresha Klitemnestra me sëpatën e përgjakur, duke u përpjekur të përligjë krimin, që porsa ka kryer. Nëpër njërën nga ato porta do të hyjë më pas i biri i tyre, Oresti, për të dalë dhe ai , këtë herë me shpatën mëmëvrasëse në njerën dorë dhe në tjetrën me pëlhurën rrjetë me njolla gjaku të thara, me ndihmën e së cilës nëna e tij ka prerë të atin.dhe, ashtu si  edhe të tjerët, edhe ai do të përligjë përpara botës vrasjen që porsa ka bërë.          Asnjë nga studiuesit nuk ka bërë

pyetjen: përse në kundërshtim me dëshirën e vetvetishme të çdo vrasësi për të zhdukur gjurmët e krimit, Klitemnestra në vend që ta zhdukte pëlhurën e kurrthit e ruan atë, madje ende të përgjakur? Dikush mund të thotë se krimi i Klitemnestrës është i shpallur, kështu që mbulimi i gjurmëve s’përbën  ndonjë problem. Që krimi është i shpallur është e vërtetë, por mënyra e vrasjes, sidomos mjeti i mashtrimit, pëlhura, pavarësisht se Klitemnestra në çastin delirant, fill pas krimit e tregon rrëshqitazi është tepër komprometues për t’u ruajtur…Ruajtja e pëlhurës-rrjetë prej Klitemnestrës nuk është rastësi, as për arsye efekti, por lidhet me gjithë dinamikën e krimit. Por shpjegimi i saj mund të bëhet vetëm me ndihmën e kodit zakonor shqiptar. Dhe, ja, sesi: kur në një familje vritej dikush, këmishën e përgjakur e vendosnin në një vend të dukshëm të kullës malësore, në mënyrë që në bazë të ndryshimit të ngjyrës së njollave të gjakut mbi pëlhurë të hetonin sinjalet, që sipas tyre i vrari dërgonte që nga nëntoka: padurimi për marrjen  e gjakut, pezmatim apo pikëllim.

Klitemnestra ka frikë nga  gjakmarrja e të shoqit, ajo ka frikë sidomos se e di që Oresti (i biri) është i gjallë, kështu që me çdo mënyrë është e interesuar të dijë nëse ka ndonjë komunikim midis babait të vdekur dhe birit të gjallë. Pasi e ka vrarë të shoqin ajo, i ka marrë të gjitha masat për prerjen e komunikimit, duke e masakruar trupin e viktimës në atë mënyrë që, sipas grekëve të vjetër, e bënte të paaftë për dërgimin  e kumteve të tij mbi tokë. Megjithatë –ajo heton vazhdimisht ngjyrën e njollave të gjakut…

Në kronika dhe balada të panumërta janë rrëfyer mëdyshjet dhe torturat shpirtërore të mijëra djemve shqiptarë, që janë lëkundur midis kryerjes së gjakmarrjes dhe shmangies prej saj. ..Nga kjo pikëpamje një pjesë e Shqipërisë, sidomos  zona veriore e saj, po aq sa “vendi i shqiponjave” mund të quhej “vendi i Orestëve”.

Trysnia për  marrjen e gjakut në bjeshkët shqiptare ishte e tmerrshme dhe e gjithkundshme. Dukej sikur gjithë jeta qe rregulluar në atë mënyrë që megjithfarë sinjalesh, zilesh e barometrash  t’i kujtonte gjakmarrësit se duhej të ngutej. Një syçeltësi e madhe ndiqte kudo çdo shfaqje dyshimi ose frenimi që mund të dëmtonte kodin. Në këtë kah mund të shpjegohet qartë edhe qëndrimi i shqiptarëve dhe i kodit të tyre zakonor ndaj gjymtimit të kufomave. Jo vetëm masakrimi i kufomës së viktimës ishte rreptësisht i ndaluar, por dënohej rreptë prekja më e vogël e saj. Dhe jo vetëm kaq.

 

Shqiptarët, siç i çonin shpesh gjërat në teprim, e kishin bërë të detyrueshme për vrasësin kthimin mbarë të kufomës në rast se i vrari kishte rënë përmbys, madje ishte parashikuar kjo edhe në rastet kur vrasësin e zinte gjaku. Po mujti vetë me e sjellë marë të vramin, mirë, përndryshe mbë këdo që të ndeshet, do t’i thotë që të shkojë me e sjellë marë e armën me ia pshtetë te kryet. Neni 847: Dorerasi nuk guxon me marrë armën e të vrarit. Po bani këtë faqe të zezë, ai bjen në dy gjaqe.

Shqiptarët i përbuznin malazezët për zakonin e prerjes së kokave, që sllavët e kishin sjellë, me sa duket nga stepat e largëta.  Aq shumë kishin neveri për çdo prerje, saqë kodi i tyre zakonor e përjashtonte thikën nga përdorimi, dhe në baladat e në jetën shqiptare prania e armëve të ftohta është tepër e zbehtë. Kacafytja, gjithashtu, quhej  pa dinjitet dhe e papranueshme…

Kjo syçeltësi  kundër prerjes e masakrimit nuk mund të shpjegohet veç si syçeltësi për mbrojtjen e kodit…Logjika ishte e thjeshtë: përderisa masakrimi ndërpriste komunikimin e të vdekurit me fisin e vet dhe, përderisa ndërprerja e këtij komunikimi rrezikonte vazhdimësinë e kodit, merrej me mend që do të merreshin të gjitha masat që asgjë e tillë të mos ndodhte.

Tek Orestia gjejmë formulime të tjera kanunore të shqiptarëve, qoftë të drejtpërdrejta, qoftë hijet e tyre, pa të cilat është vështirë të kuptohet një nyjë e tillë e rëndësishme e tragjedisë siç është p.sh, trokitja këmbëngulëse, natën, e Orestit te shtëpia e Klitemnestrës-Egist, pas thirrjes të së cilës: “Tri herë po thërras, hapeni derën, në qoftë se kjo shtëpi miqtë i pranon”, ne ndiejmë jehonën e britmës shekullore shqiptare: “ A pret miq, o i zoti i shtëpisë?”

Por formulimi i lashtë shqiptar nuk na ndihmon vetëm për dhënien e atmosferës, ai kthehet në një element thelbësor, në një kyç për të shpjeguar guximin e Orestit, i cili me arrogancë, gati me kërcënim, troket në një portë, që për të është njëlloj si një portë e panjohur, ashtu siç është ai vetë në rolin e udhëtarit të panjohur. Ky guxim e, aq më tepër, kjo arrogancë e nxitur nga vonesa e hapjes së portës, do të tingëllonte  krejtësisht e pakuptimtë dhe ilogjike sidomos në rrethanat e dramës. Por këtu nuk kemi as lajthitje, as mungesë logjike të personazhit apo të autorit. Dhe nuk i kemi këto, pikërisht falë mendësisë së moçme ballkanike për mikpritjen, mendësi që më gjatë se kudo jetoi dhe mori formën e kodit të përpiktë në kanunin shqiptar. Sipas tij, hapja e portës së çdo shtëpie në çdo orë të ditës dhe të natës, pas trokitjes së kujdoqoftë, njeriu të njohur apo të panjohur, mjafton që ai të thërriste “ A pret miq, o i zoti i shtëpisë”, jo vetëm që shpallej e detyrueshme, por e kundërta e saj quhej rreptësisht e dënueshme njëlloj si një krim. Neni 603. Miku nuk mund të hijë në shpi pa ba za n’oborr. Neni 604. Si të baj za miku, i zoti i shpis i përgjigjet e i del përpara. Neni 605 falet me mik, armën ia merr, e i prin në shpi. Mbi të gjitha këto, neni i famshëm 620. “ Po të hini miku në shpi, gjak me të pasë do t’i thuesh: mirse erdhe!”

Pikërisht, këtë ligj kanunor shfrytëzoi Oresti për të hyrë në shtëpinë e Atridëve.

Përkime dhe afërsi të tjera të kësaj natyre mund të gjenden edhe më shumë pas një hulumtimi të kujdesshëm qoftë të botës së vjetër greke, ashtu siç i kemi në libra, statuja e vazo, qoftë të botës ballkanase, në plotërinë e saj…

Në vitet 30 homeristët amerikanë A.Lord dhe S. Parry patën idenë origjinale  që të bënin një shtegtim në Shqipërinë Veriore dhe në Jugun e Jugosllavisë, në rajonin që ishte laboratori i fundit në globin tokësor, ku ende prodhoheshin epe të natyrës homerike. Shumë pyetje lidhur me çështjen homerikeata i zgjidhën ose mendonin t’i  zgjidhnin gjatë këtij shtegtimi në kontakte të drejtpërdrejta me rapsodët e kohës duke i anketuar ata me durim për të zbuluar gjithë sekretet e kësaj mjeshtërie të zhdukur tashmë në botë.

 

E drejta penale në “Kanuni i Lekë Dukagjinit”

 

Shprehja për të drejtën penale zakonore shqiptare quhet Kanun. Kanuni ka kuptimin “rregull, normë”. Burimet e së drejtës zakonore te shqiptarët janë: Kanuni i Skënderbeut, Kanuni i Malsisë së Madhe, Kanuni i Labërisë, Kanuni i Lekë Dukagjinit. Mbledhja e Kanunit të Lekë Dukagjinit në një formë të shkruar, është bërë nga françeskani Shtjefën Gjegjovi nga Kosova. Këto norma të së drejtës zakonore të grumbulluara prej tij, në vitin 1913, filloi t`i publikonte në revistën e françeskanëve shqiptarë “Hylli i Dritës”. Pas vrasjes së tij nga serbët më 14.10.1929, françeskanë të tjerë e sistemuan materialin e mbetur dhe e publikuan atë nën emrin “Kanuni i Lekë Dukagjinit”. E drejta zakonore “Kanuni” është i ndarë në 1263 nene dhe në 12 libra. Kanuni rregullonte si çështjet civile ashtu edhe ato penale. Ky Kod për shumë shekuj me radhë ishte në të njëjtën kohë edhe kushtetuta e shqiptarëve, deri në Luftën e Dytë Botërore.

   Duke filluar nga koha e galëve (Gallier), romakëve, gotëve, emigrimin e sllavëve në Iliri, Perandorisë së Maqedonisë, Mbretërisë Bizantine, si dhe normanët, venedikasit, serbët, Perandorisë Osmane, Perandorisë Austro-Hungareze, Italisë, të cilët njëri pas tjetrit sunduan tokat shqiptare, populli shqiptar, pasardhës i ilirëve, nuk mundi të zhvillonte një jetë shtetërore të pavarur në mënyrë kontinuitive. Pas 24 vjetësh rezistencë të shqiptarëve, nën drejtimin e Gjergj Katriotit, kundër Perandorisë Osmane, Shqipëria u bë pjesë e Perandorisë Osmane që nga mesjeta deri në shek. 20-të. E drejta zakonore shqiptare ishte gjithmonë e drejtë plotësuese dhe njëkohësisht konkurrent i të drejtës shtetërore turke, pastaj të shtetit shqiptar pas 1912, konkurente për të drejtat e administratave pushtuese në luftën e I-rë dhe të II-të botërore.

Vrasja dhe gjakmarrja përbën një nga kapitujt e kanunit të Lekë Dukagjinit me disa nene.

Kanuni bënte dallimin ndërmjet hakmarrjes dhe gjakmarrjes. Hakmarrja vinte në shprehje, nëse dikush dëmtohej nga një vjedhje. I dëmtuari kishte të drejtë të kryente një hakmarrje. Ndërsa gjakmarrja ishte një konseguencë e një vrasjeje të menjëhershme, ose dhunimi të nderit. Një grup i veçantë i njerëzve përjashtoheshin nga gjakmarrja; si gratë, fëmijët, prifti, të vjetrit dhe të sëmurët, si dhe të sëmurët psikikë.

Vrasja pa qëllim [22], nuk ndjekej me pushkë. Autori, sidoqoftë, duhej të qëndronte i fshehur për një kohë të gjatë, siç quhej në Kanun, sa “gjaku është i nxehtë”, dhe derisa çështja shqyrtohej mirë e sqarohej [23] .Në këtë kohë, ndërmjetësit (të ashtuquajturit “gjindja e urtë”) vinin, në mënyrë që të konfirmonin, se vrasja ka qenë vërtetë e paqëllimtë. Nëse ndërmjetësit deklaronin se vrasja ishte e paqëllimtë, autori duhej të paguante vetëm “çmimin e gjakut dhe dorzanit”.

Pas ekzekutimit të një gjakmarrjeje, autori (dorasi) duhej të informonte edhe publikun edhe familjen e viktimës, se ai kishte kryer gjakmarrjen. [24] Në rastin e një vrasjeje apo gjakmarrjeje, ishte e ndaluar që të ushtrohej masakër mbi trupin e të vrarit. Nëse dikush, me ndonjë mjet, shtonte plagë të tjera pas vdekjes mbi trupin e viktimës, autori ngarkohej për vrasje të dyfishtë, që do të thotë se, ai mbante përgjegjësi jo vetëm për një vrasje, por për dy. Gruaja mbetet e përjashtuar nga gjagjakmarje. Në anën tjetër, nëse nuk ka asnjë burrë në shtëpi, dhe familja nuk e kishte marrë gjakun, atëherë gruaja duhej të hakmerrej. Ajo mund të vritet vetëm në rastin e tradhëtisë, përndryshe vrasja e një gruaje – me ose pa qëllim – konsiderohej si turpërim i madh. Edhe arma, me të cilën ishte vrarë apo plagosur një grua, konsiderohej si e “pa vlerë” për t’u përdorur për luftë. [25]

Vrasja dhe gjakmarrja përbën një nga kapitujt e kanunit të Lekë Dukagjinit me disa nene.

Kanuni bënte dallimin ndërmjet hakmarrjes dhe gjakmarrjes. Hakmarrja vinte në shprehje, nëse dikush dëmtohej nga një vjedhje. I dëmtuari kishte të drejtë të kryente një hakmarrje. Ndërsa gjakmarrja  ishte një konseguencë e një vrasjeje të menjëhershme, ose dhunimi të nderit. Një grup i veçantë i njerëzve përjashtoheshin nga gjakmarrja; si gratë, fëmijët, prifti, të vjetrit dhe të sëmurët, si dhe të sëmurët psikikë.

Vrasja pa qëllim [22] nuk ndjekej me pushkë. Autori, sidoqoftë, duhej të qëndronte i fshehur për një kohë të gjatë, siç quhej në Kanun, sa “gjaku është i nxehtë”, dhe derisa çështja shqyrtohej mirë e sqarohej [23] Në këtë kohë, ndërmjetësit (të ashtuquajturit “gjindja e urtë”) vinin, në mënyrë që të konfirmonin, se vrasja ka qenë vërtetë e paqëllimtë. Nëse ndërmjetësit deklaronin se vrasja ishte e paqëllimtë, autori duhej të paguante vetëm “çmimin e gjakut dhe dorzanit”.

Pas ekzekutimit të një gjakmarrjeje, autori (dorasi) duhej të informonte edhe publikun edhe familjen e viktimës, se ai kishte kryer gjakmarrjen. [24] Në rastin e një vrasjeje apo gjakmarrjeje, ishte e ndaluar që të ushtrohej masakër mbi trupin e të vrarit. Nëse dikush, me ndonjë mjet, shtonte plagë të tjera pas vdekjes mbi trupin e viktimës, autori ngarkohej për vrasje të dyfishtë, që do të thotë se, ai mbante përgjegjësi jo vetëm për një vrasje, por për dy.Gruaja mbetet e përjashtuar nga gjakmarrja. Kundër tyre (grave), askush nuk guxonte të ushtrojë gjakmarje. Në anën tjetër, nëse nuk ka asnjë burrë në shtëpi, dhe familja nuk e kishte marrë gjakun, atëherë gruaja duhej të hakmerrej. Ajo mund të vritet vetëm në rastin e tradhëtisë, përndryshe vrasja e një gruaje – me ose pa qëllim – konsiderohej si turpërim i madh. Edhe arma, me të cilën ishte vrarë apo plagosur një grua, konsiderohej si e “pa vlerë” për t’u përdorur për luftë. [25]

Nëse autori, pa të drejtë ushtron gjakmarrje (për dikë tjetër), shtëpia e tij digjej dhe shembej, të gjitha pronat e tij të tundshme, si psh. mobiljet, drithi e bagëtia konfiskoheshin. Ai duhej të largohej nga prona e tij, dhe rajoni ku banonte, me të gjithë familjen, dhe të paguante edhe një dënim.[26]

Ndërmjetësimi dhe dhënia e besës

Për të kërkuar besë, vrasësi, pas kryerjes së aktit, çonte ndonjë mik tek familja e viktimës, dhe kështu kërkonte disa ditë të lira (besë). Besa ishte në Kanun një periudhë e lirisë dhe e sigurisë, e cila garantohej nga shtëpia e të vrarit për autorin dhe familjen e tij, në mënyrë që të mos e kryejë gjakmarrjen përbrenda kohës sa ishte e dhënë besa. Dhënia e besës konsiderohej si një detyrim burrëror. [29] Kanuni njihte dy lloje besash: 24 orë dhe 30 ditë. Nëse shtëpia e të vrarit jepte besën prej 24 orësh, dorërasi merrte pjesë në ceromoninë e varrimit, edhe pse ai vetë e kishte vrarë. Kjo besë nuk zgjaste më tepër se 24 orë. Fshati mund të kujdesej për nxjerrjen e një bese prej 30 ditësh për dorasin dhe familjen e tij. Nëse shtëpia e të vrarit nuk i jepte besë fshatit për familjen e autorit, atëherë autori dhe pjesëtarët e familjes duhej të qëndronin mbyllur; hynte në një lloj arresti shtëpiak, burgu shtëpiak.[30]

Pajtimi dhe dorzanët e gjakut

Si ndërmjetësues të tjerë në Kanun ishin dorzanët e gjakut. Dorzan ishte ai, i cili shkonte në shtëpinë e të vrarit dhe përpiqej të ndërmjetësojë pajtimin me dorërasin (autorin). [33] Ndërmjetësi (mund të ishin më shumë se një), kërkohej përkatësisht të zgjidhej nga shtëpia e autorit (fq 972). Pajtimi i gjakut mund të arrihej në dy mënyra:

  1. me të himë të dashamirëvet të shpis së të vramit e të Famullitarit,
  2. pagimi i parave për shtëpinë e të vrarit.[34]

Shtëpia e të vrarit zgjedhte dorëzanët e të hollave të gjakut. Dorzani i gjakut ishte ndërmjetësi, i cili ndërhynte, në mënyrë që të parandalonte “çdo të përsëritun mnijet e zjarmit” (fq 974). Pleqt dhe burrat e urtë të atij vendi, përcaktonin një periudhë kohe për pagesën e të hollave për gjakun. Koha e përcaktuar për pagesën e parave nuk mund të zgjatej apo ndryshohej.

Vllaznimi, me pi gjak

Kjo gjë ndodhte, nëse dorërasi dhe shtëpia e tij pajtohej me shtëpinë e të vrarit. Të involvuarit pinin gjakun e njëri-tjetrit. Në gota të vogla, të mbushura me raki ose ujë; ndonjëri prej dashamirësh lidhte gishtin e vogël të autorit, dhe e shponte atë me një gjilpërë dhe e linte gjakun të rridhte në gotë. Kështu veprohej edhe me një anëtar (kryesor) të shtëpisë së të vrarit. Pas përzierjes së gjakut, të dy shkëmbenin gotat dhe kështu ata kryqëzonin duart e pinin gjakun e njëri-tjetrit. Me “1000 thirrje përgëzimi ata qitnin me pushk në ajër” dhe bëheshin kështu nga armiq në vëllezër, siç cilësohej në Kanun: “vllazën të ri të njij nanet e babet” (fq 990).

E drejta zakonore shqiptare nuk e njihte procesin e inkuizicionit. E drejta zakonore shqiptare nuk i njihte dënimet trupore, e gjymtimeve apo torturat, që njihen në historinë e të drejtës penale gjermane, pasi ato ishin në kundërshtim me nderin e burrave. [48] . Kisha Katolike luajti një rol në historinë e së drejtës penale gjermane në mesjetë, ndërsa e drejta zakonore shqiptare bëri një ndarje mes Kanunit dhe kishës. Sipas kanunit, Kisha nuk i nënshtohej gjyqit të kanunit, por gjyqit kishtar të saj. Prandaj “Kanuni s`mund t`i vëjë kurrë nji barrë Kishës”. …Prej llojeve të ndryshme të dënimeve me vdekje që njeh historia penale gjermane, si varja, prerja e kokës, varrosja gjallë, mbytja (në ujë), djegia, zierja në ujë apo vaj, e drejta zakonore shqiptare njihte vetëm djegien.

Kohët e fundit shumë shpesh është bërë një ngatërrim mes kriminalitetit të zakonshëm dhe gjakmarrjes [52]. Për praktikimin e gjakmarrjes, siç e pamë edhe më lart, duhej të respektoheshin disa rregulla të caktuara. Gjakmarrja është një aspekt i një sistemi juridik, një aspekt i një sistemi të së drejtës zakonore, ndërsa kriminaliteti nuk njeh asnjë normë, asnjë rregull, asnjë kod.