MACJA DHE MIU
Macja donte të kapte miun te një vrimë,
por miu hyri qetë- qetë në një magazinë.
Macja tek rrinte e bënte roje,
u mat sa u mat dhe nxorri prej goje:
– Ti sa një mi di, aspak më shumë , mor i mjerë!
Ngado që të vesh do kthehesh te kjo derë.
Por më kot priste macja e vjetër,
miu hëngri sa hëngri
dhe doli nga një vrimë tjetër.
PELLGU
Një pellg aty pari,
kënaqej, zgërdhihej.
Nga shiu harronte qyqari,
që kish kohë pa ushqyer.
Ato ditë shira s’ranë,
dhe vapë e madhe bëri.
I ikën hiret pellgut vanë,
saqë një ditë u tha i tëri.