Suplementi Pena Shqiptare/ Arsinoi Zengo: “Vajza flokë arta”

Kur dielli zu të perëndojë,
dhe hëna filloj të marrë kohën e saj,
yjet sa kaq buzëqeshnin,
me natën do të vallëzonin,
dhe vajzën fustan bardhë!

Nata shtriu krahët,
me hënën që vezullonte,
vajza rrëzë malit një këngë,
po ju këndonte,
me zërin të një zane,
shpirtin po ju trazonte!

Sigal

Kush ish vallë më e bukur,
hëna, yjet apo vajza,
një zë nga lart kumboi,
era me fëshfërimat e saja,
është vajza flokë arta !

Ja agimi erdhi diellit i ardh koha,
vajza nën haun e purpurt,
nga nata nuk ish zgjuar,
hëna, yjet vajza,
do jenë serish me mua!

Princi nëpër ëndrra,
vajzës çju afrua,
nje puthje ne ballë,
dhe në buzë afshuar,
E rrëmbeu në krahë,
dhe fluturuan !

Vashëz fustan bardhë,
kthehu ti sërish,
me hënën, yjet natën,
vallëzimin ta sodis,
dhe flokët e arta të ti stolis