I hodhi vjeshta gjethet prap,
dhe qielli u mbush me re!
E ndiej kaq shumë mungesën tënde!
S’e di ku je, s’e di ku je?
Serishmi gjethet u rëzuan,
dhe mjegulla lumenjve zbret,
edhe pak ditë dhe troket dimri,
po dimri im ka ardhur shpejt.
E kam një dimër kaq të ftohtë;
Një dimër m’u në kraharor.
Mugesa jote kaq e gjatë,
Gjithmonë në gjoks më hedh dëborë…
Dhe fryn një erë e bëhet mall.
Shami e bardhë në qiell blu.
Shikoj mes gjetheve që bien,
se ndofta shfaqesh ti diku.
E ndjej kaq shumë mungesën tënde;
diçka mungon në shpirtin tim,
ndaj vjeshta hedh gjethe kudo,
si copa letrash plot trishtim…
Ndoshta do kthehesh ndonjëherë!
Ndoshta sërish do vish këtu,
të shkrish dëborën brenda meje,
dhe brenda teje gjithashtu.






















