Suplementi Pena Shqiptare/ Marash Gilaj: Dashnori i urtësisë

Marash Gilaj

Të duash dijen me përkushtim,
rrugën e urtësisë,
të kesh kureshtjen për të mësuar,
dhe dyshimin pa mohim:
këto të çojnë drejt filozofisë.

Duke ndjekur disiplinën
dhe dëshirën për të menduar
do të jesh i armatosur,
për betejat që presin
për t’i fituar.

Sigal

Sa më shumë njohim vetveten,
më pak paragjykojmë,
e urrejmë tjetrin.

Origjina e urtësisë vjen
nga vuajtja dhe dyshimi.
Mendja jonë ndryshket
nga mospërdorimi.

Filozofi është dashnor i urtësisë:
ai ngre antena e kap sinjale,
që të mos vuajë prej habisë.
Është kënaqësi të njohësh botën!

çdo ditë më mirë
të paksosh vuajtjet
duke sjell dritë
atje ku ka më shumë errësirë.

Ai që synon të bëhet filozof
prej së vërteti
s’duhet të ketë frikë
nga absurditeti.

Origjinaliteti në çdo fushë
lind shumë risi
edhe pse shoqërohet
me smirë e zili.

Filozofia
në çdo etapë të njerëzimit
ka pasur e do të ketë
prirje drejt ateizmit.

Janë ca mendje të lehta
që bazohen te kujtesa
dhe mendojnë
se dinë shumë!
Por, fatkeqësisht, ato që dinë
rrallë janë të vërteta.

Sa më shumë dimë
aq më pak besojmë,
dhe më pak siguri kemi
ndaj kemi arsye të dyshojmë.

Është filozofike
gjithkujt i duhet
të mësojë e kuptojë
përtej asaj
që duket e thuhet.