Agron Mustafa: Eskortat e pushtetarëve harxhojnë sa rrogat e 500 pensionistëve

Nga Agron Mustafa

– Në Shqipëri, sa herë lëvizin figura të tjera të larta shtetërore, bllokohen rrugë, dëgjohen sirena dhe kalojnë kolona të gjata automjetesh të shoqëruara nga forca të shumta policie.

Sigal

-A është vërtet e nevojshme një eskortë kaq e madhe për një vend të vogël dhe kaq të varfër si Shqipëria?

-Në BE kryeministra, ministra e kryetarë bashkish përdorin trenin, transportin publik, biçikletën apo edhe automjetet e zakonshme

– Holandë – Ish-kryeministri MarkRutte është bërë i njohur sepse përdorte biçikletën për të shkuar në zyrë.

Ka pamje që të bëjnë të mendosh gjatë. Në Shqipëri, sa herë lëviz Kryeparlamentari, Presidenti, Kryeministri apo figura të tjera të larta shtetërore, bllokohen rrugë, dëgjohen sirena dhe kalojnë kolona të gjata automjetesh të shoqëruara nga forca të shumta policie. Për qytetarët kjo është bërë një skenë e zakonshme, por një pyetje mbetet: a është vërtet e nevojshme një eskortë kaq e madhe për një vend të vogël si Shqipëria? Nga Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta e deri te Edi Rama, protokollet e lëvizjes së drejtuesve të shtetit kanë qenë pothuajse të njëjta. Kolona të gjata makinash, automjete policie përpara e pas, bllokime qarkullimi dhe masa të shumta sigurie krijojnë shpesh përshtypjen e një distance të madhe mes pushtetit dhe qytetarëve. Ndërkohë, në shumë vende evropiane, sidomos në shtetet nordike, filozofia është krejt tjetër. Atje drejtuesit e shtetit përpiqen të jenë sa më pranë qytetarëve dhe të shmangin luksin apo demonstrimin e pushtetit. Kryeministra, ministra e kryetarë bashkish përdorin trenin, transportin publik, biçikletën apo edhe automjetet e zakonshme, me masa sigurie të mjaftueshme, por pa krijuar shqetësime për jetën e përditshme të qytetarëve. Një nga shembujt më domethënës është ai i ish-kryeministrit të Holandës, MarkRutte. Edhe pse drejtonte një nga vendet më të pasura të Evropës dhe botës, ai është parë për vite me radhë duke shkuar në zyrë me biçikletë, pa pompozitet dhe pa kolona të gjata automjetesh. Ky nuk ishte thjesht një gjest simbolik, por një mesazh i qartë se posti nuk duhet ta largojë drejtuesin nga qytetarët. Sigurisht, askush nuk kërkon që drejtuesit e shtetit të mbeten pa mbrojtje. Siguria e tyre është detyrim institucional. Por ekziston një dallim i madh mes masave të domosdoshme të sigurisë dhe shfaqjes së tepruar të forcës e privilegjit. Nëse në vende me nivel shumë më të lartë rreziku dhe me popullsi shumë më të madhe drejtuesit lëvizin me më pak eskortë, atëherë lind natyrshëm pyetja pse në Shqipëri vazhdon të dominojë modeli i kolonave të gjata dhe bllokimit të rrugëve. Një shtet modern nuk matet nga numri i makinave që shoqërojnë një zyrtar, por nga besimi që qytetarët kanë te institucionet e tij. Modestia nuk e ul autoritetin e një drejtuesi; përkundrazi, e afron atë me njerëzit dhe forcon respektin ndaj tij. Ndoshta ka ardhur koha që edhe drejtuesit shqiptarë të marrin shembull nga modelet më të mira evropiane, duke treguar se pushteti është shërbim dhe jo privilegj. Qytetarët nuk presin shfaqje force, por shembuj përulësie, përgjegjësie dhe afërsie me ta. Nuk ka pothuajse asnjë vend ku kryeministri ose presidenti të mos ketë fare eskortë. Të gjithë drejtuesit e shteteve kanë një nivel sigurie. Dallimi është madhësia dhe dukshmëria e eskortës.”Në shumë vende të Evropës Veriore, si Holanda, Danimarka, Norvegjia, Suedia dhe Finlanda, drejtuesit e shtetit mbrohen me masa sigurie diskrete, pa kolona të gjata automjetesh dhe pa bllokuar vazhdimisht qarkullimin. Në Shqipëri, përkundrazi, eskortat shpesh janë shumë më të dukshme dhe krijojnë përshtypjen e një distance të madhe mes pushtetit dhe qytetarëve.” Ja disa shembuj ku eskortat janë shumë të kufizuara dhe diskrete: Holandë – Ish-kryeministri MarkRutte është bërë i njohur sepse përdorte biçikletën për të shkuar në zyrë. Siguria ishte e pranishme, por zakonisht jo me kolona të gjata dhe bllokime të trafikut.

Përeskortat e zyrtarëvetëlartëtështetit, shpenziminukështëvetëmkarburanti.

Përfshinmakina, mirëmbajtje, goma, pjesëkëmbimi, pagatëefektivëvetëGardës, sigurimdheshërbimetëtjera. Nga tëdhënatzyrtareqëgjeta: BuxhetiiGardëssëRepublikëspërvitin 2026 ështërritur me 9%krahasuar me 2025.  Nëvitin 2025 Garda ka hapurprocedurapërblerjeautomjetesh 4×4 posaçërishtpëreskortat e grupevetëshoqërimittëpersonalitetevetëlartatështetit (PLSH). Garda ka gjithashtukontratapërpjesëkëmbimidheaksesorëpërgrupet e shoqërimitdheshpenzimemirëmbajtjeje.

Pseduhenkaqshumëeskortë?

Kjoështënjëpyetjekrejt e arsyeshmepërtransparencënpublike. Përshembull, nësenjëzyrtarlëviz me disaautomjeteshoqëruese, kostojashumëfishohet: 5 makina × karburant + mirëmbajtje + goma + amortizim + personel, dhekjopërsëritetçdoditë.

PërKryeministrin, tanikeminjëtëdhënëzyrtareshumëmëkonkrete.

Rregullorja e Gardëspërcakton se eskorta e nivelittëparëpërnjëpersonalitettëlartëpërbëhetnga5 automjete: Mmakinëpolicie; makinësigurie S1; makinakuudhëtonpersonaliteti; makinësigurie S2; makinë e forcavespecialetëGardës (CAT).  Pra, 5 makinanukjanëthjeshtnjëzgjedhjepersonale e Kryeministrit, por pjesë e skemëssëeskortëssënivelittëparëtëpërcaktuarngarregullorja. Por kostojaështëçështjetjetër. Nëvitin 2025, Garda prokuroi12 automjetetëreja 4×4 përeskortat: 6 tëtipit S1 dhe 6 tëtipit S2. Përmëtepër, u blenëedhe 2 SUV përDrejtorinëpërSigurinë e PLSH-ve.  Ajoqënukështëtransparentepublikishtështëkostojavjetorevetëm e eskortëssëKryeministrit – karburant, paga/shërbimpersoneli, mirëmbajtje, goma, amortizimetj.

Eskortat në botë

Danimarkë – Kryeministri dhe anëtarët e familjes mbretërore shpesh lëvizin me makina të zakonshme dhe me eskortë të vogël, pa sirena në shumicën e rasteve.

Norvegji – Kryeministri lëviz shpesh me masa sigurie diskrete. Edhe anëtarët e qeverisë përdorin transport të zakonshëm kur vlerësimi i rrezikut e lejon.

Suedi – Drejtuesit mbrohen nga shërbimet e sigurisë, por eskortat janë zakonisht minimale dhe pa bllokuar trafikun.

Finlandë – Presidenti dhe Kryeministri kanë mbrojtje, por në jetën e përditshme ajo është diskrete dhe nuk shoqërohet me pompozitet. Në të kundërt, në vende si Shqipëri, Shtetet e Bashkuara, Rusi apo Turqi, eskortat janë zakonisht më të mëdha dhe më të dukshme, veçanërisht për presidentët dhe kryeministrat.