Mos fli ! Sonte mos fli si çdo natë !
Quaje se gjumi kurrë s’ka ekzistuar
Më gënje me një prrallëzë të vockël
Pa le të duket, sikur s’të kam kuptuar
Më trego për Hënën po të duash
Si tretet me një yll përmbi çati
Si çelin në janar lulet e kumbullës
A në ndonjë stinë tjetër, siç do ti
Më bëj të lumtur sonte:- Mos fli !
Më trego atë prrallëzën e uruar
Të betohem se do bëj sikur se di
Që mbrëmë, dy-tre herë ma ke treguar!
Nesër, nesër!
Nesër! Do jetë më bukur se sot
Ti do të vish që të më gjesh mua
Po unë dua të arratisemi në çast
Pa le të thotë bota:-atë e rrëmbeu një grua




















