Suplementi Pena Shqiptare/ Eva Gjoni: Për ty!

562
Sigal

Në mundesh përtej trupit të më duash
Në mundesh frymën të më ndjesh
Në mundesh të më dëgjosh mes zhurmës
Nuk mundem dot të mos të dua
E jotja do të jem përjetë

Duke të pritur ty, kisha kohë që prisja veten
Në mes të trazirës u hap një rrugë
Kishte qenë aty, unë se kisha parë
Ishte e bukur dhe e ngrohtë
Si natë krishtlindjesh në shtëpi

A mundesh andrrën me ma kuptu
A mundesh andrrën me ma dasht
Se veç andrrën kurkush s’mundet me ma ndal

N’andërr ti je andrra jeme
Tutem të zgjoj andrrën
Kapërcyllem realitetesh t’rreme
mendime t’mrapshta largoj

Jam aty nuk mund të ikja
Frymën time të lash
Në çarçafët e mëndafsh
Mbëshjellë në natën e gjatë

E tash asgjë nuk dua me ndryshu
Gjanat le të ngrinë e të mesin kështu
E kur të kthehem në tjetrën herë
Kohës i kam kthy shpinën,
jam siç isha atëherë.