Suplementi Pena Shqiptare/ Hajri Hima: Prirjet e letërsisë së sotme shqiptare dhe problemet

11
Sigal

Tërësia e librave që botohen në rrjedhë të kohës, në të tria gjinitë e letërsisë, janë frymëmarrja e saj. Libri, pra, është miku dhe shoku ynë gjatë jetës. Ai është ndërlidhësi midis individit dhe zhvillimeve letrare. Secili libër ka prurësitë e tij, vlerat dhe mban firmën e një autori të caktuar. Autorët, poetët, shkrimtarët e dramaturgët janë pasqyra e epokës së tyre, në të cilën ata lindin, rriten e jetojnë. Autorët e shkencëtarët e mëdhenj që kanë vërtetuar se nuk mund të ketë letërsi jashtë kushteve historiko-shoqërore të një vendi të caktuar. Madje, janë kushtet e ngjarjet ato që derigjojnë zhvillimet e letërsisë, sukseset e saj, apo edhe dështimet. Lidhur ngushtë me këtë veçanti të letërsisë, po sjell ndërmend një thënie të Faik Konicës: “Ka mënyra të ndryshme për t’i shërbyer vendit dhe gjithkush në mënyrën e që i përshtatet më mirë karakterit të tij”. Kjo thënie model, e cila mbart në thelb filozofinë e qenies, është një veshje emblematike për çdo autor nëpërmjet veprave të tij, për t’i shërbyer shoqërisë e njerëzimit. Në këtë sens, libri është një dritë, është një dashuri, një amanet për këdo; për fshatarin e qytetarin, për të moshuarin e për të rinjtë. Duke e lexuar librin sistematikisht çdo ditë, ai të jep oksigjenin e zhvillimit, të jep dijen. Të armatos mendërisht për jetën e gjatë jetës.

Pa mohuar asgjë nga puna përkushtuese e shkencëtarëve në fushën e gjuhësisë, nën siglën e Institutit të Gjuhësisë e të Lëtërsisë, por edhe nga fakultetet e gjuhës shqipe, do të pranojmë që, kjo gjithësi shkencore e arrirë deri me sot e që kulmon me Fjalorin e ri të Gjuhës së sotme Shqipe me 120 mijë fjalë, është themeli i tërë zhvillimeve letrare, kulturore dhe artistike sot në vendin tonë e në diasporë. Që nga Kongresi Drejtshkrimor, 25 Nëntor 1972, e deri sot, ka një unifikim kombëtar të normës letrare bashkëkohore, që ligjërisht është e detyrueshme të zbatohet nga kushdo, deri edhe me konseguenca ligjore, ndaj atyre që i shkelin këto norma. Por, në të vërtet ç’po ndodh? Po vërehen shkelje flagrante të normës letrare kombëtare shqipe në shkrim e në shqiptim, për fatkeq edhe në librat që botohen. Në televizione këto shkelje jaqnë të përditshme si “Fshati jonë”, kur duhet thënë, “Fshati yne”, “Shruhet shami verdha”, kur duhet “Shamiverdha” e tjera. Këto këmborë bjenë për ata që kanë veshë e sy, jo nga një, por nga dy. Pas viteve ’90-të, patëm një impuls zhvillimor në shtypjen e librave nga shumë shtëpi botuese që u çelën. Por, ne, në vend të kursehemi në miell, po kursejmë në hime. Mungesa e redaktorit dhe e korrektorit në shumë nga këto shtëpi botuese, haptasi i çel rrugën gabimeve nëpër faqet e librave e cila, lipset të shihet fort mirë nga organet ligjzbatuese. Kujtojmë sesa i rreptë ishte në monizëm Ligji i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe. Asokohe, funksiononte edhe kritika letrare e cila kalonte në shoh, tërë botimet, duke marrë masat e duhura, e nuk lejoheshin prodhime mediokrre, pa nivel e me gabime drejtshkrimore që nxinin traditën tonë letrare. Kurse sot, kjo degë aq jetike e letërsisë, pothuajse është inekzistente. Si është e mundfur që nga lloj-lloj shtëpi botuese dhe shtypshkronja të dalin gjithëfarë librash jashtë kontrolleve të kritikës letrare, ndërsa edhe shteti bën të paditurin edhe indiferentin. Apo, kur zhvillohen konkurset letrarë kombëtarë apo zonalë, merr të njërkës e lër të babait, kur i thonë. Në konkurs duhet të përfshihen të gjithë autorët, është komisioni i konkursit ai që, pasi studion prurjet letrare vedos për çmimet e merituara. Që të zhvillohen konkurse ne nuk po shohim, por që të jepen çmime e shohim, një paradoks i vërtetë! Konkursi njoftohet në shtyp edhe në televizionet e vendit. U lihet kohë pjesëmarrësve që të dorëzojnë veprat e tyre. Përgjigjet e konkursit nga komisioni përkatës jepet në mënyrë publike dhe ceremoniale. Me kënaqësi shohim sesi rrjeti i autorëve me emër dhe i emrave të rinj vijnë duke u shtuar, gjë që është për t’u vlerësuar. Vjen e rritet numri i veprave për të rritur e për fëmijë si të autorëve Adelina Mamaqi, Xhahid Bushati, Gaqo Bushaka, Rovena Rozhani e tjerë. Por kemi edhe shumë autorë të tjerë që kanë shkruar e botuar në prozë, poezi, në dramaturgji si ish-diplomati Ylli Polovina, me 65 libra. Studiuesi dhe metodisti i arsimit Mihal Krimçe, me 60 libra që i ka në qarkullim. Mësuesja e letërsisë Momoza Çobo, një poete me nivel të lartë bashkëkohor. Mjaft djem e vajza të reja që po debutojnë me sukses me penën e tyre. Mjaft intelektualë, mësues e ish-kuadro të dalë në pension, po shkruajnë e botojnë në mënyrë të pandërprerë i sheh, i ndjek dhe i analizon veprat e tyre? Pse ky indiferentizëm ndaj tyre. Apo pse pas shpatullave të tyre nuk ka kush t’i mbështesë e t’i inkurajojë. Ata sjellin, në një formë a tjetër mbresat dhe historitë e realitetit shqiptar në rrafshe e kënde të ndryshme shikimi. Që, të marra së toku, janë thesar për të sotmen dhe për të ardhmen e vendit tonë. Vëmendja e drejtuesve të artit, letërsisë e të kulturës, që nga baza deri në kryeqytet, lipset të drejtohet edhe në këtë bollëk letrar e artistik, apo edhe historik, për t’i gjykuar, analizuar dhe sistemuar në memorjen tonë kombëtare dhe arkivore. Shkrimtarja e respektuar për fëmijë në Urën Vajgurore, Margarita Gjoni ka plot dhjetë libra me këtë tematikë. Libra me poezi, me gjëagjëza, me fibula , me tregime, me përralla apo me fjalë të urta. Edhe pse në pension, Margarita si autore është shembull, mendon, projekton, shkruan e boton. Një kontribut modest në edukimin e fëmijëve me vazhdimësinë atdhetare dhe vlerat edukative të popullit tonë trashëguar ndër breza. Ja, pra, sesa ia vlen të merret në konsideratë krijimtaria e saj dhe të mbështetet. Në Bashkinë e Dimalit ka edhe të tjerë autorë që garojnë modestisht e origjinalisht në arenën tonë aktuale letrare me poezitë e prozën e tyre. E tillë është e reja Paula Muçodemi, me poezitë e saj të një niveli të lartë e modern bashkëkohor, ka tërhequr vëmendjen e opinionit të shëndoshë e cilësor letrar. Ajo ka botuar tre libra me poezi për të rritur dhe një tjetër për fëmijë.

Po të shikosh gazetën “Telegraf”, nëpër faqet e saj letrare gjejmë me dhjetra talente të reja që debutojnë aq cilësisht në fushat dhe gjinitë letrare të letësisë sonë të sotme. Këto talente janë pranvera e letërsisë sonë që nga Rilindja Kombëtare deri tek letërsia shqipe e shekullit të njëzetë e njëzet e një. Të kësaj kohe janë emrat epokal që lane veprat e tyre pas si zjarre e yje të ndritshëm, që e bënë me emër vendin e Shqipërinë tonë, me veprat që janë përkthyer anë e kënd botës. Veprat e të madhit Ismail Kadare, të gjigandit Dritëro Agolli, të vëllezërve Frashëri, Sami e Naim, vepra epope e Gjergj Fishtës, Ndre Mjedës, Petro Markos, Aleks Çaçit, Nonda Bulgës, Ali Asllanit, Andrea Varfit, Sterjo Spaseses, Migjenit, Jakov Xoxes, Petro Markos, e me radhë, një armatë e tërë shkrimtarësh, poetësh e dramaturgësh që ndrijnë në kujtesën kombëtare të popullit tonë. Deri tek autorët e ngulitur pranë gazetës “Telegraf” si Vullnet Mato,Mimoza Çobo si dhe dhe autorë te rinj. Ndërsa letrarët e rinj, janë tejvazhdimësia, pranvera e tyre. Veçanërisht nëpër shkolla të punohet edhe më shumë për të inkurajuar e nxitur talentet e reja. Drejtuesit e shkollave, drejtuesit e zyrave qarkore e ato vendore, të bëjnë më shumë në ndezjen e shpirtit krijues e letrar të fëmijëve e brezit të ri nëpër shkolla. Dihet se në çfarë situate agravive është vënë libri e biblioteka nëpër qytetet tona. Përhapja e përdorimi pa kriter i celularit, ka minuar e po shkatërron atë traditë të bukur të leximit të librit nëpër bibliotekat publike. Një ditë në bibliotekën e qytetit tim, më thonë punonjëset, se atje është ulur niveli i leximit nga moshat e reja, vetëm të moshuar e pensionistë shikon. Kjo është fatkeqësi së cilës ne sot, lipset më shumë se kurrë t’i dalim para e ta frenojmë. T’i kthehemi të gjithë librit e letërsisë. Të vjen keq kur sheh fëmijë 5-6 vjeç që verbohen nga përdorimi gjithë ditën e ditës i celularit. Edhe shteti, komuniteti i prindërve dhe opinioni i kulturuar duhet të ushtrojnë trysninë e tyre, për uljen e ndikimit të celularit, ndoshta edhe ndonjë ligj për kufizimin e tij, vetëm për qëllime mësimore.

Nuk mund të lë pa cekur rolin e medjas së shkruar e asaj elektronike në të mirë të dijes, shkollës e librit. Nuk të vjen aspak mirë që, faqe gazetash apo orë të tëra televizive konsumohen me lajme nga kronika e zezë, deri edhe skena shpërfytyruese antinjerëzore dhe të paskrupullta. Kjo hapësirë mediatike dhe kohore të shkojë në të mirë të arsimimit, të librit e letërsisë, të përgjithësimit të talenteve të reja, të teatrit e aktrimit nëpër shkollat tona. Kemi mjaft pjesë letrare e skenike që presin të vihen në skenë nga nxënësit e shkollat dhe që televizioni e gazetat t’u bëjnë jehonën e domosdoshme. Kështu shkohet para me tërë shoqërinë për edukimin, kulkturën, letërsinë e qytetërimin e brezit të ri.