Alexadër Fleming, skocezi që shpiku penicilinën e që për këtë iu dha çmimi Nobel (ajo u përdor masivisht në vitin 1945, pas Luftës së Dytë Botërore) në fund të jetës, bashkë me gruan, falën gjithçka, që nga qendrat kërkimore shkencore, spitale, kolegj etj.
E kujtova këtë shkecëtar të madh, por po kaq edhe humanist, sepse më shkon mendja te oligarkët tanë, tek ata që nuk e dinë sa kanë dhe ku i kanë pasuritë e vëna pas viteve ’90. Nuk se s’ka patur njerëz humanë edhe këtu tek ne, të cilët kanë dhënë nga vetja për njerëzish hallexhinj e të vobegët, por nuk di që nga këta pasanikët tanë, andej nga vijnë, të kenë ndërtuar një shkollë, një qëndër të shërbimit shëndetësor, një rrugë apo edhe ndonjë gjë tjetër që është domosdoshmëri për një komunitet njerëzish nga ata kanë ardhur.

Në këtë rast e solla emrin e shkencëtarit dhe humanistit të pazakontë Alexandër Fleming sepse mu dha rasti të njoh një njeri i cili çuditërisht, duke u njohur me ca fakte të dëgjura “rrugëve”, më ka futur në “siklet” për të zbuluar sesi dhe ku bën pjesë ky njeri, në ç’grupim njerëzish të kësaj bote të infektuar keq nga viruesi i “urisë” pët t’u majmur dhe mahnia për të patur e rrëmbyer gjë e pasuri, pa e kthyer kokën mbrapa për të parë se ç’ndodh rreth e rrotull në jetë njerëzish. Ishte krejt rastësi kur mora informacionin se bustin e internacionalistit të madh Antonio Gramshi, vendosur mrekullisht në një nga mjediset më të bukura të vëndit të origjinës, pra qytetit të Gramshit dhe të skalitur nga mjeshtri, Skluptori i Popullit Muntaz Dhrami, shuma prej 8 mijë eurosh, ishte përballuar nga banori i asaj treve, nga Skënder Lena. Po atë ditë bëra ca më tutje, ku u përballa me një nga lulishtet më të bukura dhe nga më të preferuarat e qytetit, aty përpara spitalit, ku qëndron hijerëndë një bust tjetër, ai i Komandantit të Batalionit të LANÇ Vërçë-Sulovë, pjesë përbërëse e Brigadës së Parë Sulmuese, Kapo Lena. Ky ish kuadër i lartë gjatë LANÇ na qënkej babai i Skënderit, i këtij biri me zemër të madhe, të cilit ngritja e asaj lulishteje dinjitoze, murit mbajtës dhe shumë stolave ku pushojnë qytetarët, i kushtuar plot 35 miljonë lek, plus 8 mijë euro për ngritjen e bustit të Komandantit. Mirë, do thotë dikush, paska bërë goxha shpenzime, por në fund të fundit i ka bërë për njeriun e tij, për babanë. Atij “dikushit”, që sigurisht nuk ekziston, i bje poshtë kjo hamëndësi sepse qoftë lulishtja, qoftë busti i Komandantit Kapo Lenës, qoftë edhe busti i Antonio Gramshit, që së bashku u japin shkëlqim qytetit, nuk do të bëheshin dot edhe pse nga Këshilli Bashkiak janë marë vendimet përkatësie. Këtë gjë e bëri të prekshme, si një copëz të mrekullueshme të qytetit, vetëm një njeri që di të investojë dashuri njerëzore, vetëm Skënder Lena, ky gramshiot që nuk është i vetmi paralli në atë zonë, ku bujaria mbetet të jetë pasuri e trashëguar në breza.

Vetëm duke u dhënë të tjerëve një pjesë nga vetja, pa pretenduar asgjë në këmbim, mund të përcaktohet një jetë e denjë për këtë emër. Besoj se kjo sentencë e përciellë nga mendimtarë “të padukshëm” të kësaj Bote, gjen vend te personazhi i këtyre rradhëve, te Skënder Lena. Dëgjojmë gati përditë ankesa e kërkesa për probleme rrugësh, për mungesë të ujit të pijshëm, për çështje që kanë të bëjnë me shkollat, etj. Janë aq shumë halle sa edhe fuqia e shtetit nuk mund t’i përballojë dot. Por një njeri që ka patur mbarësi në biznesin e tij, që i kanë mbetur ca lek mënjanë, nuk do të falimentonte nëse hedh diçka, pra kujtohet të kthejë kokën andej ku “ulërima” e një komuniteti “të bën me dije” se ka ca nevoja të ngutëshme. Një nga ata që mban sy e vesh hapur për çka ndodh në këtë Shqipërinë tonë, cep më cep të saj, është Skënder Lena i Gramshit. Po sjell fakte të tjera që flasin më shumë sesa rrahja e gjoksit, siç ndodh rëndom tek ata që s’lënë TV e gazetë për t’u dukur se gjasme kanë bërë namin në ndihmë të njerëzve e sidomos ndonjë deputet në prag zgjedhjesh. Për këtë Skënderin, i cili nuk pretendon se ka marë “thesin me para” për të zgjidhur çdo problem që i vjen nga miq e shokë, mora informacionin se tri shkollave të fshatrave Poroçan, Kukur dhe Gergjovinë u bleu 36 kompjuteri, duke harxhuar 12 miljonë. Edhe për këtë ai meriton jo vetëm lëvdata, por edhe një mirënjohje që të mund të përciellë dëshirën e shumë banorëve, të vegjël e të mëdhenj, të krahinës së Gramshit.
Janë të shumtë ata që e vlerësojnë dhe madje edhe përulen me mirënjohje për çka ai bën. Nuk është pak të guxosh, të investosh për të bërë rrugë, sidomos në zonat rurale. Skënder Lena është një nga ata që jo vetëm guxon, por mban edhe fjalën. Rruga 6.6 km, që përshkon fshatin Grazhdan për në Rashtë, u bë realitet me një investim që kap shumën 7.5 miljonëm lek. Nëse do të sillnim këtu listën e gjatë të ndihmave që ka dhënë ky njeri human, si ç’janë rasti për familjet që u dëmtuan nga tërmeti i vitit 2019, ai i dy nxënësve ekselentë për të vijuar shkollën e lartë, të disa personave që kanë patur probleme shëndetësore apo ndihma për nevoja ekonomike të disa familjeve në qytetin e Gramshit, (emrat e të cilave për çështje etike nuk po i përmendim) etj. etj. shuma e parave të dhuruara shkon në disa miljonë.
Dhurimi është forma më e lartë e shprehjes së forcës, por edhe e forcës së dashurisë për njerëzit. Atë çka thotë populli, e cila është provuar edhe këtu tek ne, “kur të ikim nuk do të marrim gjë me vete nga kjo botë”, është një diçka që ka gjetur vend tek një biznesmen i zakonshëm nga një vend periferik, Skënder Lena i Gramshit.




















