Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi 200 mijë euro plan-biznes me rinumërimin e votave

Ilirjan Celibashi

A do hetohen milionat e Celibashit nga drejtësia?Askush nuk pret që për to të shqetësohet Bylykbashi dhe mazhoranca se ata po bëhen gati për ndryshimet e reja në kodin zgjedhor.

Edhe me transmetim satelitor direkt nga Hëna ndoshta çmimi mund të ishte më modest se 79.000 mijë euro.Celibashi ka tenderuar rreth 85.000 euro “për infrastrukturë logjistike”. 85.000 euro për transportin e kutive? 85.000 euro është kosto për karburantin e kamionëve, apo këtu përfshihen edhe pagesat për hamejtë që do mbajnë kutitë 3-4 kilogramëshe secila? Jo më shumë se 3 orë punë në total.

01

Plani ‘B’ : Shpenzimet e KQZ për rinumërimin, nga 2 milionë euro në 215 mijë, por ende të pajustifikuara

Më në fund, Ilirjan Celibashi tregoi plan-biznesin e shpenzimeve që KQZ ka planifikuar për rinumërimin. Në nisje të debatit rreth rinumërimit, Komisioneri u kujdes që të lançonte shifrën prej 2 milionë eurosh si “kursim” nga votimi i diasporës. Madje ai sqaroi edhe se “KQZ nuk do kërkonte fonde shtesë për rinumërimin.”Por 2 milionë eurot, një shifër e tepruar edhe për oreksin e madh të Komisionerit, u zëvendësuan nga një tjetër shumë. Ilirjan Celibashi u kujdes posaçërisht që në media të rridhte një tabelë më e detajuar për shpenzimet. Sipas raportimit të gazetares Esiona Konomi, shpenzimet parashikohen si vijon:

  • 7.858.600 lekë për sistemin e regjistrimit dhe transmetimit online të rezultateve
    • 8.480.000 lekë për infrastrukturën logjistike
    • 4.775.450 lekë për zarfe dhe materiale ndihmëse
    • Totali: Rreth 21 milionë lekë të rinj
Sigal

Duhet pranuar se 215.000 euro nuk janë 2 milionë euro, por shfryrja e shifrës nuk e shfryn dot shpërdorimin. Zërat e shpenzimeve, këtë herë të detajuara, shtrojnë pyetjet mbi nevojën dhe justifikimin edhe të më shumë se 200.000 eurove të taksapaguesve.Le t’i marrim me radhë.Celibashi përdor një shumë të konsiderueshme (shih tabelën më lart) për shërbimin e regjistrimit dhe transmetimit të rezultateve. Por numërimi bëhet nga stafi i KQZ. Çfarë do transmetojë online Celibashi dhe kujt do ja transmetojë online? Ka blerë shërbimin e një operatori që ky të marrë shifrat nga stafi i KQZ tek “Fahrie Hoti” dhe t’i përcjellë ato tek stafi i KQZ tek zyra e Celibashit? Ky quhet transmetim online nga “Farie Hoti” në KQZ. Edhe me transmetim satelitor direkt nga Hëna ndoshta çmimi mund të ishte më modest se 79.000 mijë euro.Celibashi ka tenderuar rreth 85.000 euro “për infrastrukturë logjistike”. 85.000 euro për transportin e kutive? 85.000 euro është kosto për karburantin e kamionëve apo këtu përfshihen edhe pagesat për hamejtë që do mbajnë kutitë 3-4 kilogramëshe secila? Jo më shumë se 3 orë punë në total.Celibashi ka tenderuar rreth 48.000 euro për zarfe dhe materiale ndihmëse.
Këto zarfet do jenë zarfe me shirit floriri? Kujt do t’i nisë kaq shumë zarfe Celibashi, kur të dhënat do t’i nisë online, sepse me sa duket me celular nuk i lexojnë dot operatorët e Ëall-it të KQZ. Mes talljes dhe shpërdorimit të 2 milionë eurove dhe kësaj të fundit me 215.000 euro, ka vetëm një ndryshim: shifra e shpërdorimit. Ndërsa fakt mbetet se vetë shpërdorimi mbetet njësoj shpenzim i pajustifikuar. Kësaj radhe në masën rreth 70%. Me pak sforco, por krahasuar me 2 milionë euro, kjo mund të konsiderohet si një arritje për KQZ dhe drejtuesin e saj.

02

Plani ‘a’: Stafi, kamerat dhe ekranet e KQZ së Celibashit. Pse duhet të hetojë për 2 mln eurot e rinumërimit

Ilirjan Celibashi në një konferencë për shtyp sqaroi mediat lidhur me kostot e procesit të rinumërimit të 2 qarqeve. Ndërkohë që numri i kutive që do hapen për rinumërim është rritur, nuk dihet ende se ç’ndodh me kostot e këtij procesi.Në fakt qëllimi i vërtetë i konferencës pér shtyp ishte deklarimi, (përpara kamerave) që Celibashi kish në plan të shpenzonte deri në 2 milionë euro si kosto për procesin e rinumërimit. Si për të thënë se gjithshka ishte transparente dhe se ai nuk kish gjë për të fshehur. Ua tha të gjithëve që do harxhonte 2 milion euro! Si një mënyrë për t’u shfajësuar për këto ekstra shpenzime. E gjitha kjo shkaktoi dhe konfuzion, për shkak se Celibashi nga njëra anë tha se nuk do kërkonte para shtesë dhe nga ana tjetër tha se nga procesi i votimit të diasporës kish kursyer 2 milion euro. Shumë nga ata që arritën në konkluzionin që këto 2 milion euro ishin “kursime” nga pagesa që do ish dashur t’i bëhej DHL-së. Ditët që vijuan në shtyp rrodhi edhe kushti që KQZ (Celibashi në këtë rast) i kish vënë DHL-së për shlyerjen e pagesës prej 9.3 milion Euro. Çudi si rrodhi ajo letër në fakt kur kryekomisioneri nuk i ka dhënë ende përgjigje letres së DHL-së për pasaktësitë e shifrave të zarfeve që Celibashi referonte gjatë numërimit në Ëall-in e KQZ. Atë letër Celibashi mesa duket e mban fort në kasafortë. Në këtë kakofoni milionash u ngatërruan të gjithë, përfshirë dhe përfaqësuesin e PD-së në KQZ. Ç’ka i bëri të gjithë të mendojnë se lëmshi i shkaktuar nga Celibashi është vërtet i pazgjidhshëm. Sidoqoftë ndërhyrja e Marash Logut në mbledhjen e KQZ, (KAS në këtë rast), i dha mundësi drejtoreshës se KQZ (Celibashi kësaj radhe), që të fliste dhe të gjithë kuptuan. Që ato 2 milionë euro nuk qenkëshin kursime nga shuma që duhet t’i paguhet DHL-së sipas kontratës.Qenkëshin miliona të papërdorura nga totali që Buxheti i Shtetit i ka vënë në dispozicion KQZ-së, (Celibashit dmth), për votën e emigrantëve. Në kushte normale ato miliona i kthehen Buxhetit të Shtetit. Por jo! Celibashi pasi deklaron se i ka kursyer, meqë ai është nikoqir i mirë, do i përdori për rinumërimin.Çdo njeri me logjikë normale e kupton se që rinumërimi është një farsë e stisur, që nuk do sjellë asnjë ndryshim rezultati. Por kur për këtë farsën u dashkan shpenzuar edhe 2 milion euro këtu çështja bëhet më serioze.

Për çfarë do i shpenzonte Celibashi 2 milionë eurot?Të gjitha pajisjet që mendon të instaloje, janë pronë e KQZ dhe janë shumë, s’ka nevojë të blihen shtesa.

  • Kamerat janë në pronësi të KQZ dhe janë shumë.
  • Ekranet janë në pronësi të KQZ dhe janë shumë.
  • Kodi detyron administratën e KQZ të rinumërojnë dhe administrata e KQZ është shumë.

Çfarë do blinte Celibashi, me 2 milionë Euro? Askush nuk pret që për to të shqetësohet Bylykbashi dhe mazhoranca se ata po bëhen gati për ndryshimet e reja në kodin zgjedhor. Por së paku Ilirian Celibashin dikush duhet ta pyesë: për çfarë i duhen 2 mil euro rinumërimit? E në mos institucionet që hetojnë për këto raste duhet së paku të interesohen e të shohin ku përfunduan  mln eurot e shqiptarëve?