Suplementi Pena Shqiptare/ Fran Lleshi: Ditë e bardhë

DITË E BARDHË 

Me flatra bardhësie vjen si dhuratë,

Sigal

kjo ditë e qetë me vlagë dielli,

duke shkaktuar mbarë -dritësimin.

 

Ah të bëhesha vetëm njëherë shkak,

të lumturosha krejt njerëzimin.

 

 MUZA                                               

Ti nuk rri brenda meje!

Vjen te unë si frymë tjetër .

Herë më vjen nga një gasje e re,

herë nga një gjurmë e vjetër.

 

Më zbret në ëndërr, krejt befas;

më zgjo, më shkund e më ndez.

I mbështjellë ndjehem me petale fjalësh,

me yllësitë që më fal, çdo mëngjes.

 

Më jep lindje që s’është kurrë e vjetër,

dhe kjo është ripërtëritja vetë.

Më ruan nga përsëritja e vetvetes…

S’e kuptoj  në ç’shkallë më ngjet.

 

Ndjej brenda vetes një shkreptimë!

Një shkreptimë që s’më lë rehat.

Nuk të shoh nga zbret e nga vjen,

po krejt puthjet e globit ndjej atë çast.

 

 

 

Të vërteta të thella

Nga kuptimi i vetvetes më filloi jeta.

Si me ngjyrime më flisnin ca:

“Prife kunjin nga vetja,

Në të thertë ty mos therë ata.

 

Kujdes , leqet në shtegëtime,

se rruga ka kthesa , gunga e gropa.”

Dhe netëve bija shpesh në mendime:

do më plaket truri, pa m’ardh mosha…

 

Kur më lodhi jeta, i kuptova ngjyrimet;

më të ëmbla e të hidhura i shijova ato.

Por një gjë nuk më hiqet nga bindjet:

Pse me absurde ndeshemi ngado?