Suplementi Pena Shqiptare/ Flutura Açka: Det bojëtrazuar

Zogj zogj,
shpirtëra ngarkuar me flatra,
parajsës së ujërave çurkëlojnë,
ah deti, ky deti
bojëtrazuar
si kripën tret pezmin,
ndër regëtima drite,
kësaj ore,
kësaj dite.

 

NOA