Presidenti Meta takim me Kongresmenin Steve Watkins: I lumtur që ai mbështet partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA

415
Sigal

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me kongresmenin Steve Watkins i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë.

“Kongresmeni Steve Watkins i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë është pjesë e gjeneratës së ardhshme të lidershipit të madh amerikan. Vizioni, guximi dhe përvoja e tij në luftën kundër terrorizmit është e mirënjohur. I lumtur që ai mbështet partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA.
Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane”, shkruan Presidenti Ilir Meta në një postim në faqen e tij në “facebook”.