Suplementi Pena Shqiptare/ Fabula nga Çano Nora

61
Sigal

Gjysma e së keqes

 

Kafshët një nga një nisën të rendin,

Që të nesërmen të arrinin kuvendin.

 

Luani me ariun e vlerësuan dhe të parët u sosën.

Dhe në rreshtin e parë mbajtën radhën,

Se do të kërkonin edhe fjalën.

 

Pse s’begenise ti ?- je dhe e vetmja femër,

I tha luani dhelprës dhe dhelpra mori zemër:

– Ti luan, shumë do të dukesh,

Dhe që vajte,s’fole, por i bëre reklamë vetes.

 

Luani pa u menduar i’a ktheu:

– Edhe vajtja mike, është gjysma e së keqes.

 

LISI DHE HARDHIA

Lisi thoshte në korrik,

Se i bënte ballë çdo stuhie.

 

Kështu përpara hardhisë mburrej,

Se nga asgjë s’jepej, nga asgjë s’përkulej.

 

Por një erë e fortë, që i kish shkrepur në kokë,

E hodhi lisin njëherësh në tokë.

 

Hardhia, edhe ajo u dëmtua ca,

Por në tokë e tëra si lisi s’ra.

 

MERIMANGA DHE MIZA

Merimanga, kur e pa mizën jashtë,

E ftoi atë që të rrinin bashkë.

 

Unë mike, kam dhe një rrjetë,

Atje brënda do jemi edhe më të qetë.

 

Miza s’ja prishi, por kur donte që të ikte,

Merimanga i’a ktheu asaj:

– Rrjeta për t’u mbyllur, mbyllet shpejtë,

Por për t’u hapur, s’është kollaj.

 

ZJARRI DHE OXHAKU

Tha zjarri:- Po të themi të vërtetën,

Unë ngroh dhe u shtoj jetën.

 

Dhe oxhaku shpejtë i’a ktheu:

– Kur drutë të digjen si qiriri,

Atëherë të rroftë hiri!

 

QEROZI DHE PEMA

Tha qerozi në dimër ashiqare,

S’jam qeroz vetëm unë,

Por dhe ti, si unë je moj, qyqare.

 

Pema s’u ndje gjer në pranverë,

Kur çeli cep më cep gjethja.

Qerozit i dukej vetja i mjerë,

Se s’e bëri dot pemën si vetja.

 

GRERËZA DHE BLETA

Grerëza herët kur doli,

Ju turr bletës me të shara

 

Ju turr dhe erzin i mori:

– Mua s’më del dot përpara.

 

Bleta që kthehej nga ara,

I thotë grerëzës shkurt e qartë:

– Në do të jesh gjithnjë e para,

Bën dhe ti si bletët mjaltë.

 

 

MËLLENJA DHE KANARINA

 

Një mëllenjë në një ditë të ftohtë me borë,

Po dridhej e tëra te një pemë degëhollë.

 

– Eja,- i tha kanarina, mëllenjës që dot s’mbrohet,

Në kafazin tim një vend do të shtohet.

 

Dhe mëllenja qeshi e plasi nga gazi:

– Do vija mike, po të mos ishte kafazi.

 

LUMI DHE PËRROI

 

Një lumë i vogël tek ecte turfulloi,

Dhe thoshte kam ujë në çdo kohë.

 

– S’rri dot pa t’a thënë, i’a ktheu përroi,

Edhe pa ujë shumë herë të shoh