“Vështro, vështro!..“ – thirri një zë, teksa flija dhe zgjohesha brenda një ëndrre.
Dhe ja ku faniten…
Dy gjysma rruzuj – dritë e epërme, si prej një galaktike të largët.
Përmbyteshin qiej brenda tyre,
oqeane dhe detra pafund.
Dhe diejt më të fortë përuleshin atij shkëlqimi.
Ligjërimet e kaltra të zogjve përhumbën të parat në atë hapësirë të vockël e të pamatë ku ndizeshin në miliona zjarre pranvere.
Oh, ç’dritë e hirtë
në hire të blerta.
“ Mos më zgjoni “ – bërtita.
Brenda ëndrrës tek flija përpirë,
syve të saj.