Suplementi Pena Shqiptare/ Bashkim Koçi: Nezi, ose Marigoja e “Kushtrim Brezash”

97
Sigal

Sapo u futa në zyrë në atë fudjanari të vitit të kaluar, m‘u desh të prezantohesha si kryeredaktor i gazetës “Kushtrim Brezash”, por edhe të komunikoja me bashkëpunëtorët e mi, të cilët i njihja në vite, sepse i kisha kolegë. Me të vetmen që nuk kisha komunikuar asnjëherë ishte ajo që kishte  për detyrë të faqoste gazetën.  -Ti si e ke emrin, iu drejtova.  -Nazime, Nazime Ciroku, tha,- kam emrin e gjyshes, por më thërrasin Nezi,- dhe vazhdonte të punonte në kompjuter pa u shkëputur fare nga ajo çka përgatiste aty. -Nëse e ke emrin Nazime,- vijova unë duke filozofuar, duhet të të thërrasin Nazi e jo Nezi. -Më thirr si të të vijë për mbarë, vijoi ajo qetë-qetë, pa i shkëputur sytë nga tastira. Kaluan ditë dhe muaj dhe unë konstatova se Nezi kishte përfituar nga puna, nga vendosmëria e saj, jo vetëm të ishte një specialiste e nivelit të lartë në profesion, por edhe ca gjëra të tjera “anësore”, në dukje të vogla, të cilat të marra së bashku e kanë kompletuar që të jetë njeri i sukseshëm. Dhe “gjërat anësore” shpesh janë të padukshme dhe njeriu i bën pronë të tij si me “racion”, pak e nga pak, por që një ditë kupton se dozat që ke marrë të kanë bërë të kesh gjetur  atë që doje e që ke dëshiruar, ashtu si personazhi ynë, Nezi. Ajo tashmë punon qysh prej 23  vjetësh “Art grafk & ëebmaster” e që për punën krijuese që ka bërë e bën, e ka meritur të  pagëzohet si Marigoja e gazetës “Kushtrim Brezash”. E thërrasin Marigo, sepse në faqet e gazetës që ajo përgatit nga numri në numur gjen diçka të re, si të jetë e qëndisur me pe e me gjëlpërë, me finesë të admirueshme e që të kujton Marigonë e Flamurit. Dhe gazeta “Kushtrim Brezash”, si në formë e në përmbajtje, ka diçka nga flamuri ynë Kuq e Zi, sepse nga fillimi deri në fund, në çdo gërmë e fjalë, flet për luftën NÇ, për heronj e dëshmorë, të cilët e dhanë jetën për flamur, të atij flamuri që qëndisi Marigoja.

Eshtë paksa sfiduese që një vajzë e zbritur nga thellësitë e malësisë së Gramshit, nga Lenia, të mund të “kacafytet” me kushtet që i afron jeta, duke bërë “aventurën” që jo vetëm të arrijë e të realizojë punën në “standarte”, që zakonisht e bëjnë të gjithë, por t’i tejkalojë ato, duke u kujdesur për të vlerësuar çastet në jetë e jo vitet. Pra të ardhmen Nezi e ka parë e vëzhguar nga ajo që ka bërë çdo ditë. Sepse sfida, sipas saj, është kur dëshiron t’ia dalësh në diçka, që e provon për herë të parë. Dhe ajo e ka arritur qëllimin dhe aktualisht shijon fitoren. Kur sollëm vitet e punës, plot 23, në të njëjtin institucion, siç është Komiteti Kombëtar i Veteranëve e Pasardhësve të LANÇ “Nderi i Kombit”, kam parasysh periudha vështirësish, që kanë qenë jo pak gjatë këtyre viteve. Po marr vitin kur në të gjithë vendin pllakosi pandemia e frikëshme, i ashtuquajturi KOVID-19. Gazeta “Kushtrim Brezash” doli rregullisht, pa asnjë  ndërprerje vetëm falë guximit edhe të përgatitjes së saj për botim nga “provincialja” Nezi. Një detaj. Asaj iu desh të vinte në punë nga një zonë periferike e Kamzës, nga vendi ku ishte sistemuar familja e saj. Çdo ditë. Madje e vetme, duke lënë tre fëmijët nën kujdesjen e asgjësë, sepse edhe bashkëshorti kryente detyrën e mësuesit diku larg famijles. Dhe në këtë rast, në këtë detaj të punës së Nezit, guximi nuk tregon mungesë të frikës, por njohjen e diçkaje që është më erëndësisme se frika, e që ishte botimi në kohë i gazetës të cilën e prisnin mijra veteranë e pasardhës të mbyllur brenda katër mureve për shkak të tmerrit e frikës që kish kallur tek njerëzit pandemia. Është diçka e vërtetuar që sfidat e jetës të ndihmojnë të zbulosh se kush je. Po sjell një nga kushte e “mjedisit” ku punon Nezi, kjo vajzë “në moshën e saj” e që dikush nga ata të rinj e të reja, të cilët nuk gjejnë dot punë, të bën të çditesh sesi mund të punojë një e re e rrethuar nga të  moshur, nga veteranë e pasardhës gjatë gjithë orëve të punës. Po ja që ndodh. Madje ajo e konsideron veten me fat që ka patur dhe ka kontakte me mosha të vjetra, por nga ata me përvojë  jete, me personalitete që të kenë qenë pjesmarrës në luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, e që të tjerë e kanë patur ëndërr të takoheshin e të bisedonin me ta. Nezi në këto 23 vjet punë në  gazetën “Kushtrim Brezash” ka njohur e ka punuar nga afër me Pirro Dodbibën, me Adnan  Qatipin, Rustem Peçin, Odhise Porodinin, pa përmendur emra luftëtarësh si Kundëradmiralin Ziqiri Mero, kuadrin e lartë të formacioneve partizane Sali Verdha e dhjetra të tjerë. Sigurisht,  pa harruar fotoreporterin e palodhuer të gazetës, Xhevat Llurin. Nezi flet me dashuri për ta, ashtu siç flet për babanë e saj veteran, Neimin. Nezi i ka bërë realitet ëndrrat edhe, sepse ka guxuar t’i ndjekë me shpresën për t’i realizuar. Por edhe me pasion. Sipas saj, asgjë e mirë, që t’u përgjigjet kërkesave dhe standarteve të kohës, të cilat ecin me shpejtësi marramendëse, nuk është realizuar kurrë pa pasion. Dhe Nezi, kjo Marigo e gazetës “Kushtrim Brezash”, mbetet të jetë skllave e asaj që i ka pëlqyer ta bëjë mirë, duke  vënë në dispozicion mendjen, zemrën dhe shpirtin.