Gjykata e Janinës lë në burg Laert Haxhiun: Dërgohet në burgun e Korydallos, kundërshton ekstradimin

102
Sigal

Gjykata e Janinës ka lënë në burg Laert Haxhiun, i cili po dërgohet në burgun e Korydallos deri në paraqitjen e kërkesës zyrtare për ekstradimin e tij,

Sipas avokatit të tij, ai nuk i pranon akuzat për vrasjen në Lushnjë në vitin 2017 me dy të vdekur dhe dy të plagosur dhe nuk dëshiron të ekstradohet pranë autoriteteve shqiptare, por kërkon të qëndrojë në Greqi.

Sipas medias greke, çështja do të shkojë në Bordin e Apelit kompetent për të vendosur pro ose kundër ekstradimit të tij dhe më pas në Gjykatën e Lartë.