Suplementi Pena Shqiptare/ Anjeza Toma: Minaret e kënaqësisë

Anjeza Toma

Fli i dashuri im i orëve të vona!

Më ler mua të mendoj për ne të dy.

Sigal

Lumturia ime u bë tren me vagona,

e udhetarët jemi veç ne të dy!

Fli i dashuri im syzi, buzë gaz,

xheloz, dashnor, në shtrat xhelat.

Ngjeshu pas meje në këtë udhëtim,

të heshtur me mëndje, në trup shamatë!

Fli dashuri, i dashuri errësirës time.

Dashnores tënde po i digjet xhani.

Në shtratin ku çdo natë bëjmë dashuri,

unë jam e çmendura, dhe ti tirani!

Fli i miri im, se më krijove nga fillimi,

në çdo vend ku puth, aty e le një notë.

Bëre trupin të mos ketë mënyrë shpëtimi,

e nga pentagrami jot, nuk shpëtoj dot!

 

“Mirupafshim” 

 

E si për dreq më vjen përballë

ulesh aty, strukur në cep.

Kësaj zemrës time, ç’i ndez zjarr,

një shikim të vakët mezi ja jep.

Nga dreqin më dole, përpara syve?

Kur dot vështrimin nuk ma ushqen?

Çfarë na mban kaq larg ne të dyve,

apo guxim askush nga ne nuk gjen?!

Nga dreqin më mbive mu aty?

Apo mos ndoshta unë erdha gabim?

Në atë qoshe ku shihen ata sy,

sa herë largohem, ndjej përmallim.

Për dreq, si hu mbeta stakuar,

mendimet i lë që të flenë aty.

Çfarë fati është ky që qënka shkruar,

që ne të mbesin veç katër sy!?

Si boomerang më kthehet mbrapa

që nga fillimi e deri më sot.

Veç si imazh, për sytë që kapa,

por që asnjëherë si putha dot.