Suplementi Pena Shqiptare/ Lorenca Bejko: Shëtitja e vetmisë

1129
Sigal

Këmbanat  që engjëjt i binin,

po mbushnin qiellin,

e kumbonte kupola furishëm…

zhgënjimet  tashmë nuk më trembnin

kisha parë mjaftueshëm nga çdokush kaq frikshëm

dielli me përvidhej mes çdo culluf floku

tek kaloja në të njëjtën ecje si dikur

kujtimet dëftonin të tjerë njerëz

të tillët që sot’

të gjuajnë me gurë..

të gjuajnë duke fshehur dorën

pikërisht, ashtu, si ajo shprehja e vjetër

dhe për këtë ndjej kaq shumë plogështi

por njeriu është mësuar me ecjet

tek fundi do arrij…

historikisht  faktueshëm

zhgënjyer, me ndërgjegje  të paqtë  dhe vetëm..