Suplementi Pena Shqiptare/ Sara Fuga: Hiri i dashurisë

1055
Sigal

Dashuria vdiq, vëlla!
E varrosën shekuj më parë Shekspiri me shokë,
3 metra nën dhe.
Dashuria vdiq vëlla,
Bashkë me sinqeritetin!
Ka rënë në gjumin e përjetësisë tok me Zhuljetën. 
Dashuria vdiq, miku im, 
Ka mbetur sozia e saj, 
Që sillet sa andej këndej
Si hije para syve! 
Dashuria vdiq, vëlla, 
S’ka mbetur gjë, veç hiri i saj, 
Që tretet sa herë takon epshin

E përsëri mbetet hi!!