Suplementi Pena Shqiptare/ Bardhyl Londo: Dallëndyshet e karantinës

383
Sigal

S’ kam parë kurrë dallëndyshe si këto:
nuk di a qajnë a cicërijnë.
Duken,zhduken,rrotullohen si të dehura
pastaj shkojnë e futen në karantinë.

Dhe heshtin. Nuk ndihen fare
më të ngrysura se një korb.
A thua ka ndodhur një mutacion dallëndyshesh
a thua mbi supe iu ka rënë ndonjë kob?

Mëngjezet janë po ato,
të kthjellta ,të ëmbla,asgje ndryshe,
vetem pranvera qan me lote
nga ky ndryshim i befte dallendyshesh.

C’ te bejne te bukurat, delikatet,
vijne rrotull pa ndalur kund,
qoshet e ballkoneve presin folete,
termeti i vetmise i dridh,i shkund.

Por ato sa vjen muzgu i erret
drejt varrezave nisen me cicerime:
te gjallet jane ne varreza,
te vdekurit ne karantine.