Suplementi Pena Shqiptare/ Panajot Boli: Nxënësja ime e pranverës

Këto sytë e bukur të nxënëses sime Anisë
Marsi i qeshur me ngjyrë deti ia ka qendis.

I ngec fjalia për Marsin, dot nuk e mbaron:
Harron klasën, shoqen, e nga dritarja shikon.

NOA

Kopshti i komshies, gjokszbërthyer po gufon
me diellin në dorë ky Mars, Anisa e endërron.

Harron klasën, atij i buzëqesh dhe e përshëndet.
Nxiton pastaj të përfundojë fjalinë e le në fletë.

Të lindesh në Mars, ky është fat, është lumturi…
Mes parajsës së luleve, të pres Pranvera mami.

Qesh nën buzë me fjalinë nxënësja ime sybukur
lindur në Mars, në klasë më ndrin si një flutur.

E ftoj ta shkruaj me germa të jeshilta në dërrasë.
Të ndihet aroma e këndshme e pranverës në klasë