Suplementi Pena Shqiptare/ Bajame Hoxha-Çeliku: Zemra që u dogj për liri

Po, unë jam zemra që digjet për liri e drejtësi,
që s’u nënshtrua kurrë në prangat e një diktature.
Në internime, në shkrepa, në burgje të errëta,
malli më zgjoi, jo frika që vret shpresat e ëmbla.

Në buzët e mia ka dhembje dhe dridhje,
në shpirt kam një tokë që s’më jepte as varr.
Unë kam qarë me heshtjen, me erën në vesh,
kam shkruar me gjak kur s’më linin me penë.

NOA

Në çdo vargtim fle një dhimbje e gjatë,
një jetë e copëtuar, një jetë nëpër fakte.
Por s’më mposhtën dot, jo, as nata, as loti,
unë jam poezia që s’vdiq në botën e barbarëve!

Kam kaluar si hije mbi dheun tim të robëruar,
në djepin e fjalës kam lindur, kam kënduar.
E sot, mbi 30 libra të shkruar, jam drita që s’vdes,
një grua, një zë, një flamur në mes!

Fëmijët më dëgjojnë tek flas me ëndrra,
tek u rrëfej për lirinë që më thau buzën.
Në çdo rrëfenjë time ka një grua që qëndron,
një nënë, një bijë, që diktaturën sfidoi.

Dhe kur të mbaroj këtë libër me gamë poetik,
do çel prozën, si pemë në një rrëzë shpati.
Do shkruaj akoma romane që prehen në gji,
se unë jam ajo zemra që u dogj për liri!