Suplementi Pena Shqiptare/ Arsinoi Zengo: Ti nuk dite të duash një femër

3
Sigal

Kohë e gjatë kaloi, por nuk ndryshove!

S’munda të bëja kët’ mrekulli

përpjekjet e mia u lodhën u shkundën

në mëndjen e tij kish marrëzi!

 

I thashë kur çasti i heshtjes do rrëndojë

dhe unë e zbehur pas hijes time do flas

Kur ti të kërkosh buzëqeshjen e ngrohtë

atëherë do kuptosh se unë do jem tharë!

 

Miqësira të shumta do të kesh ngritur

Euforia do të ngrejë lart…lart.

Por kur të mbyllësh sytë në vetminë e herët

fytyra ime do të ndriçojë dhe realiteti

do të vrasë!

 

Ti nuk dite të duash një femër!

Ti nuk dite të dashurosh !

Në këtë jetë u dashka lakmia

dhe mijra fustane të numërosh !

 

Dhe kur të jesh i vetëm një çast

dhe malli nëse do të marrë për mua:

Kujto se të dashurosh është fat

që zoti e sjell në duart e tua!