Suplementi Pena Shqiptare/ Hyskë Borobojka: Sytë dhe veshët e hostenit

113

Po mbushet gati një shekull nga dalja e numurit të parë të revistës satiro-humoristike “Hosteni”. .

Sigal

Kam qenë bashkëpunëtor i saj që nga viti 1950 dhe redaktor që nga viti1972 deri në vitin 1991. Të ishe redaktor i saj nuk ishte gjë e lehtë, pasi shkrimet që botoheshin në “Hosteni” duheshin verifikuar për vërtetësinë e tyre të plotë , e të shkruheshin apo të redaktoheshin me kokë të ftohtë, me duar të pastra e me zemër të ngrohtë. Po për periudhën 20-vjeçare, kur unë punova si redaktor, me tre redaktore e gjysëm që ishim aty, ishte e panundur t’i zbuloje e t’i verifikoje problemet. Për këtë, për mbarëvajtjen e kësaj pune, kolegjumi dhe kryeredaktori Niko Nikolla vendosën, që në çdo rreth të vendit të kishim nga një apo disa “korespodentë vullnetarë, të cilët të ishin njerës pa mardha, dinjitozë , të zgjuar e të arsimuar. Ata aprovoheshin nga pushteti vendor e paiseshin me librezë gazetari. Kjo punë m’u ngarkua mua dhe kryeredaktorit. Mesa mbaj mend pas kaq vitesh, shume prej tyre kanë dhëne një kontribut  të veçantë. Korespondentet “vullnetarë” ishin  njerëz  me dinjitet, që gëzonin simpati në qytetet ku banonin. Në Sarandë kishim Guro Zenelin, në Gjinokastër Foto Malon, në Tepelenë Shkëlqim Hajnon, në Përmet Jano Dhimarkon, në Kolonjë Loni Priftin, në Korçë Ilir Buzalin, në  Pogradec Bardhi Berberin, në Librashd  Koçi Petritin, në Elbasan Bukuri Qosen , në Cërrik Riza Gjylin, në Gramsh Ilia Nikollën e Vangjush Saron , në Berat Th, Çilingirin në Urën Vajgurore Llazar Fypen , në Skrapar Iljas Kapxhiun e Luman Çakërin, në Vlorë Arqile Jovanin, në Fier Arqile  Daullen, në Lushnjë Kozma Gjinin , në Durrës Xhenal Jançellarin, Në Krujë Lekë Gegën, në Lezhë Rudolf Markun, në Shkodër Nikolla Spatharin , në Kukës Habib Doklen, në Burel Skënder Hoxhën, në Peshkopi Inajet Shehun.

Mbase jane edhe të tjerë që në vërsë të pleqërisë nuk i mbaj ment. Disa nga këta korespodentë jo vetëm që i kanë dhënë informacion revistës, por kanë shkruar kryeartikull, “Letra pa zarf” si i etiketonim, si Arqile Daullja, Shkëlqim Hajno, Xhemal Lamarllari, shkrime prolematike si Guro Zeneli, Kozma Gjini, Nikolla Spathari, Skënder Hoxha, Iljas Kapxhiu, Arqile Jovani, Jano Dhimarko. Ishte Foto Maloja në Gjirokastër, që më informoi  për “Shtëpinë me tre kate”. Në katin e parë të saj banonte një mësues i dalluar fiskulture, që ishte ezmer. Prandaj dhe Atelia e rrethit edhe lavomanët e lavopjatat ja kishte vendosur me ngjyrë të errët, si ngjyra e fytyrës. Po më ngjyrë të errët ia kishte lyer edhe muret. Në katin e dytë banonte drejtori i agjensisë të udhetarëve. Këtij ia kishte bërë me pllaka majolike. Për të zgjidhur problemin që tymi i mësuesit të mos bashkohej me tymin e drejtorit të axhesisë së udhëtarëve, ishin bërë dy mbledhje në Komitetin Ekzekutiv të Qytetit e një në atë të rrethit. Ndërsa banorit të katit të tretë ia kishte bërë me patinim. Madje në banjë i kishte vendosur jo një , po dy pasqyra të mëdha. Shpesh herë redaksia i thërriste  korespondentët vullnetarë në Tiranë për t’u njohur me problemet që trajtonte revista. Madje disa prej tyre dërgoheshin  me shërbim në rrethe të tjera. Ilias Kapxhinë  e dërguam në në rrethin e Pukës, ku  shkroi fejtonin “Ra bisha në Berishë”, Loni Priftin në Peshkopi, Lekë Gegën në Lezhë, Aqile Daullen në Berat.  Edhe pse korespodentët vullnetarë ishin miratuar nga organet e pushtetit vendor nuk shpëtonin  nga burokatët e këtij pushteti . Ilias Kapxhinë, si mësues e shëtisnim nga njëri fshat në tjetrin. Madje edhe dy apo tre herë brenda një viti shkollor. Aqile Daulles në Fier i prishën shtëpinë se e “kishte ndërtuar pa leje” ,kur në rrethin e Fierit ishin ndërtuar me dhjetra, por ata i sajdisnin e nuk “i nxirnin në Hosteni” Kozma Gjinit në Lushnjë i hoqën  të drejtën e botimit. Riza Gjylin në Cërrik e përjashtuan nga partia”, Nikolla Spatharin në Shkodër ia stolisnin biografinë me bojë të zezë, Skënder Hoxhës në Burrel, për fejtonin “ Dashi tërheq skodën dhe allishverishet e pushtetit…. jo vetëm që e larguan nga puna, por e dërguan në Batër “ për riedukim. Ndërsa Arqile Jovanin në Vlorë e  qarkullonin “ nga njeri sektor i naftës në tjetrin… e plot shembuj të tjerë. Janë këta “korespodentët vullnetarë dhe bashkëpunëtorët që bënë të mundur që “Hosteni” si organ shtypi opozitar të lexohej anë e mbanë vendit e të dilte me tirazh të madh 38 mijë kopjë abomime ,veç shitjes, kur gazeta “Bashkimi” kishte vetëm 8 mijë abonime..