Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Voskopojë, pësojnë djegie tre persona, të afërm me njeri tjetrin

157
Sigal

Tre persona kanë mbetur të plagosur pas shpërthimit të një bombole gazi në një banesë në Voskopojë.

Sipas policisë, sot rreth orës 11:20, në Spitalin e Korçës kanë shkuar me djegie trupore, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi shtetasit F. L., rreth 63 vjeç, banues në fshatin Goskovë, K. B., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Voskop dhe shtetasja A. N., banuese në Voskopojë, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat e para, rezulton se shtetasit e mësipërm (familjarë me njëri-tjetrin) kanë qenë në fshatin Voskopojë, në banesën e shtetases A. N., në momentin kur ka shpërthyer bombola e gazit. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.