Mes gjetheve të arta
Një gonxhe rozë po çelej
Dhe gjethet xheloze binin mbi të
Kur era nxehej gonxhja buzëqeshte
Se gjethet era me vete i merrte!
E Bukura e ëembla gonxhe vallëzonte
Piklat e vesës, shtrëngonte, përqafonte
Lozonjarja gonxhe përkëdhelje kërkonte
Aromën e saj kush do ta shijonte
Një dhe vetëm një dorë ta ledhatonte
O ZOT
Atë dorë që një jetë e kërkontë…
——————————
Unë besoj se jam e mirë
Unë kam gabime s’jam perfekte
Unë i dua njerëzit dua ti shoh mirë
Unë dua gjithcka që është kuptimplote
Atë që duhet ta kemi të gjithë
“Unë dua, unë dashuroj shpirtin”
Falë ju të dyve unë jam kjo që sot,
Jetoj, gëzoj, respektoj dhe fal pozitivitet!
Faleminderit që jeni gjëja më e bukur
që kam dhe adhuroj në këtë jetë!
Ju dua mami dhe babi