Suplementi Pena Shqiptare/ Marash Gilaj: Paguar me një gotë qumësht

41
Marash Gilaj
Sigal

Një djalë i varfër shpërndante gazeta derë më derë për të fituar ca para që do t’i duheshin për të paguar shkollën e lartë që do të vazhdonte. Një ditë, duke ecur pa pushim e me nxitim, u ndie i lodhur dhe i dobët. Kishte etje dhe uri. Në këtë situatë, vendosi t’ua kërkonte familjeve, ku shiste gazetat. Shumë familje nuk iu përgjigjen. Më në fund, tek një familje gjeti një vajzë që pati mirësinë t’i përgjigjej pozitivisht. Djaloshi i kërkoi pak ujë, sepse i vinte zor për më tepër. Ndërsa vajza i solli një gotë qumësht. Pasi e falenderoi me përzemërsi, e pyeti për çmimin. Por ajo nuk pranoi t’i merrte para.

Shumë vite më vonë, pasi djaloshi vazhdoi shkollën dhe u bë një doktor i zoti e me shumë famë në qytet, ndërsa vajza qe martuar, por, për fatin e saj të keq, vuante nga një sëmundje që, edhe pse ishte vizituar tek shumë mjek, nuk po gjente shërim. Më në fund, dikush e rekomandoi tek doktori më i mirë që njihej në qytet. Doktori shpenzoi disa muaj me të derisa e shëroi plotësisht. Gruaja u ndie e lumtur, por ishte e frikësuar se ndoshta nuk do ta përballonte faturën e spitalit. Por ndodhi mrekullia. Kur spitali i dha faturën, lexoi se ajo që paguar, kohë më parë, me një gotë qumësht. Kuptohet vetvetiu lumturia dhe mirënjohja reciproke e të dyve, që kur është e plotë, i ngjan farës së hedhur në arë, e cila na e kthen me prodhimin e bollshëm 100 fish.

Morali i tregimit: – Asnjë vepër e mirë nuk mbetet pa shpërblyer.