Karton jeshil qeverisë, ‘harruan’ veten! 61 projektligjet e deputetëve në sirtarë!

55
Sigal

PS nuk hodhi në votim 38 nisma të PD, në mes ‘beteja’ për ‘ish sigurimsat’ në politikë

38 nga 61 nisma ligjore të braktisura, i takojnë opozitës. Një nga instrumentet parësorë të pakicës parlamentare është propozimi i ligjeve, por të dhënat e grumbulluara konfirmojnë se edhe kur demokratët kanë propozuar nisma, mazhoranca socialiste nuk i ka paraqitur për votim, jo domosdoshmërisht për t’i miratuar, por as për t’i rrëzuar nëse nuk pajtohet me to.

 

Pas pak javësh, kësaj legjislature parlamentare po i vjen fundi. Shumica e deputetëve aktualë nuk do të jenë më në shtator, kur do të nisë punën Kuvendi i dalë nga zgjedhjet e 11 maj.

Në fund të këtij 4 vjeçari, rezulton se pjesa dërrmuese e ligjeve të miratuara nga Parlamenti janë ato të sjella nga qeveria. Pak janë iniciativat të marra nga vetë ligjvënësit, ndërsa një pjesë e mirë e tyre presin në sirtarët e Kuvendit, disa që nga viti 2021.

Janë 61 projektligje të depozituara nga deputetët që nuk e panë kurrë dritën e votimit në seancë plenare, dhe zor se javët e ngelura në dispozicion mund të mjaftojnë për të pastruar sirtarët e pluhurosur të Kuvendit.

38 nga 61 nisma ligjore të braktisura, i takojnë opozitës. Një nga instrumentet parësorë të pakicës parlamentare është propozimi i ligjeve, por të dhënat e grumbulluara konfirmojnë se edhe kur demokratët kanë propozuar nisma, mazhoranca socialiste nuk i ka paraqitur për votim, jo domosdoshmërisht për t’i miratuar, por as për t’i rrëzuar nëse nuk pajtohet me to.

Mes iniciativa të opozitës bien në sy ato për dekriminalizimin, Kodin Zgjedhor, ndarjen territoriale apo minimumin jetik.

Gjithsesi, punët e pakryera nga Kuvendi nuk përfshijnë vetëm projektligjet e firmosura nga opozita.

23 akte të harruara janë nënshkruar nga deputetë të Partisë Socialiste. Kështu, mazhoranca e la në mes betejën e saj për të ndaluar që bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit apo partisë komuniste të bëheshin deputetë apo kryetarë partish.

Kur ishte kryetare Kuvendi, Lindita Nikolla në vitin 2022, depozitoi me bujë një projektligj për të parandaluar dhunën në familje. Por edhe pse ajo ishte drejtuese e Parlamenti, iniciativa, kurrë nuk u shqyrtua.

Ka edhe nga ato raste, kur projektligji ka kaluar të gjitha fazat në komisionet parlamentare dhe nuk është kaluar për votë finale në seancë plenare. E tillë është iniciativa e Eduard Ndrecës për të shpallur 2 marsin e Besëlidhjes së Lezhës, festë zyrtare.

Projektligjet që nuk miratohen nga kjo legjislaturë, si rregull digjen e nuk transferohen tek Kuvendi i ri, sidomos kur propozuesi nuk është më deputet.

Projektligje të PD-së të pamiratuara

  1. “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”        Agron Duka 4.10.2021
  2. “Për përgjegjësinë financiare të punonjësve publikë”  Bujar Leskaj 8.2.2022
  3. “Për funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit” Edmond Spaho 2.3.2022
  4. “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”    Ina Zhupa 11.5.2022
  5. “Për Referendumet” Dashamir Shehi  2.6.2022
  6. “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”” Grup deputetësh të pakicës 30.6.2022
  7. “Për kujtesën kolektive…”        Deputetë të PD 4.8.2022
  8. “Për pastërtinë e figurës së zyrtarit publik”         Deputetë të PD 28.9.2022
  9. Projektligj “Për ndarjen administrativo- territoriale”         Enkelejd Alibeaj 5.10.2022
  10. “Për ndarjen administrativo-territoriale”        PD 25.10.2022
  11. “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë”  Greta Bardeli 2.11.2022
  12. “Kodi zgjedhor” Fatmir Mediu 8.11.2022
  13. “Për funksionimin e Komisioneve Hetimore” Jorida Tabaku 9.12.2022
  14. “Për nëpunësin civil”      Enkelejd Alibeaj 20.1.2023
  15. “Për ndarjen administrativo – territoriale” Greta Bardeli 19.4.2023
  16. “Për menaxhimin e sistemit buxhetor” Bujar Leskaj 6.6.2023
  17. “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë” Bujar Leskaj 6.6.2023
  18. “Për minimumin jetik”   Grup deputetësh PD 7.6.2023
  19. “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive” Lulzim Basha 6.11.2023
  20. “Kodi Zgjedhor ” Enkelejd Alibeaj 15.11.2023
  21. “Kodi Zgjedhor”   Grup deputetësh, PD 11.12.2023
  22. “Kodi Penal” Lulzim Basha 18.12.2023
  23. “Për buxhetin e vitit 2024”       Lulzim Basha 22.1.2024
  24. “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore ” Arbi Agalliu 29.1.2024
  25. “Për Sigurimet Shoqërore” Gazment Bardhi 12.3.2024
  26. “Kodi Zgjedhor” Agron Duka 24.4.2024
  27. “Kodi i Pr. Penale” Lulzim Basha 25.4.2024
  28. “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.      Lulzim Basha 25.4.2024
  29. “Statusi i deputetit” Monika Kryemadhi 3.6.2024
  30. “Për tatimin mbi të ardhurat” Gazment Bardhi, Jorida Tabaku 19.9.2024
  31. “Për Partitë Politike” Monika Kryemadhi 3.10.2024
  32. “Për investimet e huaja” Jorida Tabaku 15.10.2024
  33. “Për statusin e minatorit” Grup deputetësh PD 29.10.2024
  34. “Për mbrojtjen e konsumatorëve” Jorida Tabaku 7.1.2025
  35. “Për marrëveshjet e kredisë konsumatore” Jorida Tabaku 7.1.2025
  36. “Kodi i Punës” Lefter Gështenja 19.3.2025
  37. “Për gjendjen civile”       Grup deputetësh PD, 21.1.2025
  38. “Kushtetuta”         Grup deputetësh të pakicës 20.10.2021

Projektligje të PS-së të pamiratuara

  1. “Për paditë kolektive”     Klotilda Bushka 8.10.2021
  2. “Për urdhrin e inxhinierit hidroteknik” Ismet Beqiraj 13.10.2021
  3. “Për urdhërin profesional të inxhinierëve”    Luljeta Bozo 1.4.2022
  4. “Kodi zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” Taulant Balla, Klotilda Bushka
  5. 29.07.2022
  6. “Për identifikimin e pronarëve përfitues”      Një grup deputetësh 7.10.2022
  7. “Për garantimin e pastërtisë së figurës..”       14.10.2022
  8. “Dekriminalizimi”         Grup deputetësh PS 21.10.2022
  9. “Për partitë politike” PS 21.10.2022
  10. “Për disa masa ndaj dhunës në familje” Lindita Nikolla 9.12.2022
  11. “Për festat zyrtare e ditët përkujtimore ” Eduard Ndreca 6.2.2023
  12. “Kodi Penal” Erion Braçe, Etilda Gjonaj 5.4.2024
  13. “Për dekriminalizimin” Petro Koçi 3.5.2024
  14. “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme” Blerina Gjylameti 14.5.2024
  15. “Për Akcizën” Ismet Beqiraj 18.7.2024
  16. “Për trajtimin e të dënuarve” Nasip Naço 23.12.2024
  17. “Për gjykatat administrative” Klotilda Bushka 27.12.2024
  18. “Për organet e sistemit të drejtësisë” Klotilda Bushka 31.12.2024
  19. “Kodi i Pr. Penale” Klotilda Bushka 31.12.2024
  20. “Për organizimin e pushtetit gjyqësor”  Klotilda Bushka 31.12.2024
  21. “Kodi i Pr. Civile” Klotilda Bushka 31.12.2024
  22. “Për tatimin mbi vlerën e shtuar” Erion Braçe 17.01.2025
  23. “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit”  Një grup deputetësh PS 24.2.2025