Vetëvritet me armën e shërbimit punonjës i Gardës së Republikës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet. Një punonjës i gardës së Republikës është vetëvrarë.

Viktima është identifikuar si shtetasi G. Lelçaj, ndërsa ngjarja ka ndodhur në garazhin e makinës, pranë banesës së tij, në rrugën “Mihal Grameno”.

Sigal

Ai është gjetur në makinë, i vetëvrarë me armën e shërbimit, ndërsa mësohet se ishte në proces divorci me bashkëshorten, teksa policia ka nisur hetimet.

Burimet sipas gazetarit Klajdi Bodlli, rapotojnë se gardisti Lelçaj ka qenë pjesë e grupit të shoqërimit të ish ministrit Bledi Çuçi, i cili aktualisht mban postin e Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë dhe është njëkohësisht drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Vlorën.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 05.06.2025, rreth orës 02:00, në rrugën “Mihal Grameno”, është konstatuar pa shenja jete, në automjetin e tij të parkuar brenda garazhdit të banesës së tij, dyshohet i vetëvrarë me armën e shërbimit, shtetasi G. L., 47 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Image