Suplementi Pena Shqiptare/ Armenida Qyqja: Kaq shumë vrasës!

“Duhani vret” thotë paketa mbi tavolinë,
Dhe politika vret me mënyrën e vet,
Vret rënia e valutës, e vlerës njerëzore,
Tymnaja e thashethemeve në bar

Që çdo grua të punësuar në shtet
E bën me doemos dashnoren e drejtorit,
Kryetarit, ministrit barkmadh…
Kaq shumë vrasës

NOA

Dhe kaq pak viktima mbetur rrugëve gjallë!
Një buzëqeshje të shtirur i dhuroj
Kamarjeres, çokollatë afrike…

Eh ç’teksitat më ka ajo?!
I them vetes e zënë ngushtë në faj…
Kaq shumë vrasës
Dhe kaq pak viktima mbetur rrugëve gjallë!