Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Bajrami: Kohë e keqe

Qielli kullon shira
Deti ngre furtunë.
Të vij unë tek ti
Apo ti tek unë ?

Heshtin celularët
Zilet janë shurdhuar
Ç’na mori më.qafë
Ky mot i mallkuar

NOA

Gjer para një ore
S’shihje këmbë resh
Duket që dhe koha
Qenka kundër nesh

Asnjë zë nga lindja
Dhe nga perëndimi
Por kjo sdo të thotë
Se u dogj takimi

Si bëj dot ballë mallit
Qe po më zhurit
Ti ma njeh mirë kokën
Ndaj mos u habit

Deti ngre furtunë
Qielli kullon shi
Në s’vjen ti tek unë
Do vi unë tek ty.