Suplementi Pena Shqiptare/ Haxhi Dikolli: Vasiliqia e Aliut

644
Sigal

Ka, që thonë, se Ajo ishte legjendë,
të tjerë që thonë, se ishte fjalë,
ka që flasin, për Të e Ali Benë;
siç flitet për Helenën me Menelanë.

Unë ngul këmbë se s’ish legjendë,
se në kala, me atë kam qenë
me të kam fjetur, gush a gushë,
kur Pashai ikte, me Bajronë.

Po s’ish legjendë e s’ishte përrallë
Vasiliqia e Vezirit,
po si mermer ishte e bardhë,
kjo ”mbretëresha” e Epirit.

Ka që thonë, se ish perria vetë,
ka shumë, që mua s’më besojnë,
ka që me atë, më kanë parë vetë,
ka të tjerë, që historinë do ta tregojnë!