Suplementi Pena Shqiptare/ Armenida Qyqja: Delirant…

52
Sigal

Delirant ishe, delirant mbete o popull!
Delirant me këmbët e tua, do hysh dhe në varr,
përcjellë me dajre nga ky shtet çengiesh,
që dridhet e spërdridhet në mes të sheshit…

Mandat pas mandati, bluaje prapë veten,
me dhëmbët, nofullat bërë rrafsh.
Ilaçet e skaduara s’ta ndalin dot refluksin,
vrerin dhe lakun hak i ke, t’i mbash!