Nëpër vite, nëpër shekuj,
pabesia s’lajthit kurrë.
Disa të duken si tempuj,
po në fakt gjuajnë me gurë.
Më kot e lodh veten tënde,
kot më kot e stërmundon.
Mik, që me zell mban në mëndje,
herë të mburr herë të sulmon.
Çdokush shokë ka interesin,
pa atë nuk hedh një hap.
Nëse grykën i hap thesit,
drejt teje rendin me vrap.
Që mos ta zgjasim më shumë,
miq të gjithë kurrë nuk i ke.
Plot armiq ke nënë gunë,
që shkarkojnë veç rrufe.